Analisti Mark Marku, dikur deputet i PD është shprehur se nuk i pëlqen 98% e listës së PD. Sipas tij ishin disa figura që duheshin kursyer.
Pjesë nga fjala e Markut:
Turp që flasin për rregulla kur në atë parti nuk ka pasur rregulla, nuk ka moral, është sisitemi i partive që është lënë në dorë të liderit, nuk ka sistem karriere, nuk e kanë ngritur këtë problem kur kanë qenë në PD. Është jo normal si reagim, duhet të hiqeshin një pjesë e madhe, politikanët kanë një cikël, në këtë rast ka pasur politikanë të jashtëzakonshëm që humbin pushtetin dhe nuk rikthehen.
Duhen ruajtur disa figura, Jozefina Topalli, është figurë simoblike, nuk akuzohet për korrupsion, ka qenë opozitare e fortë, brenda paramentrave politkë. Astrit Patozi, Bregu dhe Selami, në PD duhet të futeshin , duhet të ketë alternativa, janë bërë gabime. Por a e dinin këta para se të dilnin fitues se është shkjelur statuti, çfarë kulture është kjo që unë kam pushtet çdo gjë shkon në rregull.
Mua për atë punë nuk më pëlqejnë 98% e atyre në listën e PD.
(M.D/Shuplaka)