Jozefina Topalli, Arben Imami, Astrit Patozi , Ridvan Bode, Majlinda Bregu janë vetëm disa nga emrat që dje publikisht janë shprehur pro shkarkimit të Lulzim Bashës. Të mbetur jashtë listave ata nuk e kanë fshehur pakënaqësinë e tyre.
Mirëpo sipas Mark markut koha që ata kanë zgjedhur për të reaguar është shumë e gabuar, pasi zyrtarisht Partia Demokratike ka hyrë në fushatë. Marku deklaroi se edhe pse me 20 vite përvojë ata po tregojnë që nuk janë politikanë.
“Ata tregojnë që s’janë politikanë fare. Të thuhet në fushatë që kryetari i fushatës të largohet. Unë nuk e kuptoj, çfarë përvoje politike kanë ata. Dy ore tre ditë të kesh dëgjuar për politikën nuk mund të bësh këto deklarata. Kjo tregon që ata nuk janë politikanë edhe pas 20 vjetëve”, shkruan opinion.al
Më tej Marku tha se Imami dhe të tjerët kanë qenë aty në PD kur është shkelur statuti me mijëra herë. Por në atë kohë nuk flisnin se u pëlqente.
“Imami ka qenë aty kur janë shkelur rregullat me qindra herë. T’u vijë turp atij dhe të tjerëve. Janë njësoj si anëtarët e byrosë politike të Enver Hoxhës që kënaqeshin kur pushkatoheshin të tjerët dhe përdornin të pushkatuarit për të pushkatuar. Kjo është historia e PDsë. Jemi rritur me këtë. Ato janë vetë viktima të sistemit”, tha Marku. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post