18:21 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Marku që kërkon shoqen e jetës: Të mos pijë alkool dhe cigare, kam 17 vite që nuk flas me fëmijët, gruan e ndava se…

09:47 | 12/04/2023
në Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Marku që kërkon shoqen e jetës: Të mos pijë alkool dhe cigare, kam 17 vite që nuk flas me fëmijët, gruan e ndava se…

Marku nga Elbasani prezantoi historinë e tij këtë të mërkurë në emisionin “Aldo Morning Show”. 68-vjeçari kërkon një shoqe jete deri në vdekje. Ai u shpreh se kërkon që zonja që të përshtatet me të duhet që të mos jetë alkooliste dhe të mos pijë cigare.

“Qenka shumë e vështirë vetmia për mua. Kalova disa vite që isha i fortë. Tani mosha bën punën e vet. Unë nuk mund të rri dot vetëm. Dua një njeri që me të mirë dhe të keqe të pimë një kafe. Për këtë punë kërkoj një zonjë që përshatet me ato të miat. Raki nuk pi, duhan jo. Do hamë e do pimë ato që do na japë zoti.

Thjesht të komunikojmë, mirëmëngjes, mirëmbrëma. Alkooliste të mos jetë. Cigare në gojë nuk desha. Nuk e pi vetë. Tani është normale, kafe do pijë. Kafe pi dhe unë, unë mund të pi turke ajo ekspres, do e pimë në klub. Të më dojë dhe ta dua, të më respektojë ta respektoj sepse jeta është shumë e shkurtër. Desha një shoqe jete deri në vdekje”, u shpreh ai.

Marku ka punuar mbi 30 vite në Greqi si elektricist. Ai ka qenë i martuar dhe është ndarë në vitin 2006. Marku tregoi se u nda nga gruaja pasi ajo nuk i tregoi për lidhjen që njëra vajzë e tij kishte me një djalë. 68-vjeçari nga Elbasani ka 4 fëmijë, 2 vajza dhe 2 djem, por asnjëri prej tyre nuk i flet prej vitit 2006.

“Gruan e kam marrë të vogël 20 vjeçe. U martova më 14 Korrik 1977. E kam dashur shumë, kam bërë 4 fëmijë me atë, dy djem dhe dy vajza. Kaluam një jetë normale. Rritëm fëmijët bashkë. E kam pasur punëtore, nuk e them kurrë atë, nuk e them që më ka luajtur në moral. Ka qenë e thjeshtë. Jeta qenka shumë e vështirë, arritëm që të ndahemi.

Në 2006 më iku vajza e vogël 16 vjeç në një kohë që gruaja e dinte që goca flinte me dhëndrin në shtëpi. Unë isha në ishullin Rodos dhe më thotë gruaja që iku vajza. E mori një çun me motor më thotë dhe iku. Në një kohë që e dinte dhe nuk më tregoi mua. Që në atë kohë e ndava. Pasi u ndava me gruan i ktheu fëmijët për vete. I kam vajzat në Athinë dhe dy çunat janë në Angli.

Vajza e mori atë djalin që deshi. Me dhëndrin flas, por vajza nuk më flet. I kam vajtur dy tre herë në shtëpi dhe më ka thënë babi dil përjashta se unë do thërras policinë. Që nga 2006 deri sot Marku nuk komunikon as me një fëmijë, as me gruan”, tha Marku.

Pas

“Romantikë të pashpresë”, shenjat e zodiakut që priren të idealizojnë dashurinë e tyre të parë

Para

Arsye të forta pse këto fruta dhe perime duhet t’i ruani patjetër në frigorifer

Para
Arsye të forta pse këto fruta dhe perime duhet t’i ruani patjetër në frigorifer

Arsye të forta pse këto fruta dhe perime duhet t’i ruani patjetër në frigorifer

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasan/ Zjarr masiv përfshin kodrat e Karinës, flakët përhapen në Peqin dhe Sinaballaj, ndërhyjnë helikopterët

Deportimi i 8 burrave në Sudanin e Jugut nga administrata Trump, shefi i kufirit amerikan: Nuk e di fatin e tyre

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE, Spiropali: Prioritet i Kuvendit mbetet forcimi i institucioneve dhe drejtësisë së pavarur

Aksident i frikshëm në rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen dy drejtuesit

Ngjarje e rëndë në Austri/ Një burrë vret me armë një person, plagos një grua dhe më pas vetëvritet

Vranë oficerin ukrainas në Kiev, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës eliminon dy agjentët rus

Pas ‘bilancit’ në terren, Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim edhe drejtorët e Bashkive

Grenell i ashpër dhe me Osmanin: Turp, po manipulon fjalët e Presidentit Trump

Zjarri masiv përfshin restorantin në aeroportin Speck në Zyrih, shkaktohen dëme materiale

Kreu i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Uashington, takime me Trump, Rubio dhe Hegseth

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.