Maroku ka arritur fitore të madhe ndaj Belgjikës me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të Grupit F në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Kombëtarja afrikane dhuroi befasi të madhe me një fitore ndaj belgëve në takimin e zhvilluar në Al Thumama Stadium. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë për një nuancë më të mirë të belgëve, por edhe marokenët patën raste të shumta.
Maroku gjeti golin në minutën e fundit të pjesës së parë, por VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje dhe ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rrjeta të paprekura.
Pjesae dytë i besfasoi të gjithë pasi ishte Matoku ai që vendosi gjithçka. Pavarësisht se loja ishte e barabartë me të dyja përfaqësueset që patën rastet e veta, por vetëm marokenët gjeten golin.
Goli i parë për Marokun erdhi në minutën e 73-të dhe ishte Abdelhamid Sabiri, i cili shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit për 1-0.
Deri në fund, Belgjika provoi ta barazojë rezultatin, por përsëri ishin marokenët që shënuan me anë të Zakaria Aboukhlal, i cili vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 2-0.
Pas kësaj fitore, Maroku e sheh veten në pozitën e parë me katër pikë, ndërsa Belgjika e dyta me tri pikë. Në ndeshjen e fundit të grupit, Belgjika përballet me Kroacinë, ndërsa Maroku me Kanadanë.
Discussion about this post