Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me marrëdhëniet e Vangjush Dakos me personazhe të botës së krimit në Durrës.
Ai thotë se të gjithë e dinë që Dako është zari i tyre, dhe madje i kanë marrë dhe peng familjarët në mënyrë që tiu plotësonte premtimet që iu kishte bërë në zgjedhje.
‘’Vazhdon të bëj “cubin” dhe të kërcenojë se votat i merr prapë njesoj si djali i Rrahmanit në birucë për përdhunim apo si shefi i tij kryelegeni, nga karrigia e kryeministrit. Vazhdoni, për aq sa dhe shqiptaret të durojnë”, shkruan mes të tjerave Paloka.
Reagimi i plotë i Palokës:
Xhuxhi, “supermani” qe e di gjithe Durresi se eshte zari i “te forteve”.
E kane rrahur me shpulla, e kane poshtruar si kane mundur. I kane marre dhe familjaret per “shetitje me makine” kur ju ka vonuar plotsimin e premtimeve qe ju ka bere per zgjedhje…
I mohoi te gjitha , por te gjitha i dijne durrsaket dhe nuk i fsheh dot as sot e ca me shume neser kur te mos kete as te Gjatin as Arten apo Doniken qe ta mbroje. Jane aty; pronat publike, tenderat, lejet e te gjitha favoret qe ju ka bere, jo vetem nje bande .
Vazhdon te bej “cubin” dhe te kercenoje se votat i merr prape njesoj si djali i Rrahmanit ne biruce per perdhunim apo si shefi i tij kryelegeni, nga karrigia e kryeministrit. Vazhdoni, per aq sa dhe shqiptaret te durojne..
(E.K/FAXWEB.AL)