08:28 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Marrëdhënia e ftohtë Meloni-Macron! The Telegraph: Raporti u përkeqësua pasi presidenti francez nuk e ftoi kryeministren italiane për telefonatën me Trump nga Tirana

15:36 | 19/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Marrëdhënia e ftohtë Meloni-Macron! The Telegraph: Raporti u përkeqësua pasi presidenti francez nuk e ftoi kryeministren italiane për telefonatën me Trump nga Tirana

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka folur për “egoizëm” mes liderëve europianë pas një përçarjeje të thellë diplomatike mes saj dhe Emmanuel Macron, raporton Telegraph, që tregon se përplasja me presidentin francez nisi të premten gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.

Gjatë samitit, Meloni nuk u ftua të marrë pjesë në një telefonatë të përbashkët me Donald Trump. Ajo u tha gazetarëve italianë se ishte përjashtuar sepse kishte refuzuar të dërgonte trupa në Ukrainë si pjesë e një “koalicioni të gatshëm”.

Macron, i cili ishte pjesë e telefonatës me Sir Keir Starmer, presidentin e Polonisë Donald Tusk dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz akuzoi Melonin për përhapje të dezinformatave.

“Diskutimi është për një armëpushim, të shmangim përhapjen e informacionit të rremë. Ka mjaftueshëm prej tij që vjen nga Rusia”, tha presidenti francez.

Meloni u takua me Merz në Romë, në prag të inaugurimit të Papës Leoni XIV, për një takim që shpresohej se do të qetësonte tensionet.

Por më pas, thotë Telegraph, ajo i bëri thirrje të gjithë liderëve të “braktisin egoizmin” dhe të përqendrohen në paraqitjen e një fronti të bashkuar drejt një marrëveshjeje paqeje që nuk përfshin dorëzimin nga Ukraina.

Mediat italiane e kanë përshkruar mungesën e kryeministres së tyre në takimet në Shqipëri si një përjashtim të qëllimshëm, duke pretenduar se Macron nuk e ka dashur praninë e saj.

Meloni u tha gazetarëve të shtunën se Italia ishte e hapur për t’iu bashkuar çdo formati ndërkombëtar që synon t’i japë fund luftës, por u shpreh kundër përçarjes brenda Perëndimit.

“Uniteti perëndimor ka qenë forca jonë më e madhe që nga fillimi i pushtimit rus”, tha ajo. “Në një kohë kaq delikate, është e rëndësishme të lëmë mënjanë çdo dallim personal që mund ta minojë atë unitet”.

Në takimin në Romë me Melonin, Merz theksoi: “Nuk duhet të lejojmë që të na përçajnë. Do të zhvilloj bisedime në BE në ditët në vijim dhe do të përfshij Italinë në të gjitha përpjekjet tona për të zgjidhur këtë konflikt”.

Meloni dhe Macron dihet se kanë një marrëdhënie të ftohtë, vijon prestigjiozja, që vë në dukje se Meloni është kapur më parë nga kamerat duke rrotulluar sytë pas një shtrëngimi duarsh me Macron.

Pas

Rusia e shpall Amnesty International “organizatë të padëshirueshme”

Para

Irani refuzon kushtin kryesor të SHBA-së për programin bërthamor

Para
Irani refuzon kushtin kryesor të SHBA-së për programin bërthamor

Irani refuzon kushtin kryesor të SHBA-së për programin bërthamor

 



Të Fundit

I dënuar me vdekje për vrasje të dyfishtë, ekzekutohet 54-vjeçari në Florida, i teti në këtë shtet për 2025

Tiranë /Finalizohet operacioni “Fokusi”, kapet në flagrancë 31-vjeçari me armë zjarri

Vrasja e Renis Dobrës, ndalohen 2 autorët e dyshuar

Teherani: Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër Iranit

Krim brutal në Kaliforni, hajduti 22-vjeçar vret drejtuesen e American Idol dhe bashkëshortin e saj

Rrëmbehet një aeroplan i vogël në Kanada, aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit i paralizuar për një orë

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

Forcat paraushtarake sudaneze akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 personave gjatë bastisjeve në fshatra

Dy të vdekur pas përmbytjeve të menjëhershme në New Jersey dhe New York

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.