09:33 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Marrëdhëniet e ndërlikuara të Turqisë me Izraelin dhe Hamasin

17:39 | 01/05/2024
në Aktualitet, Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Marrëdhëniet e ndërlikuara të Turqisë me Izraelin dhe Hamasin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po rrit përpjekjet për të luajtur një rol më të spikatur në konfliktin në Gazë.

Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones, më 20 prill zoti Erdogan priti në një takim udhëheqësin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Takimi më i fundit mes Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh ishte një përpjekje për të shuar kritikat e brendshme në rritje mbi qëndrimin e tij të ndërlikuar ndaj luftës.

Udhëheqësi turk ka ruajtur lidhjet tregtare me Izraelin ndërsa njëkohësisht dënon luftën e Izraelit ndaj Hamasit.

“Për të bindur votuesit konservatorë se nuk ekziston një gjë e tillë siç është qasja hipokrite, Turqia mund të ofrohet si një vend kandidat potencial për të strehuar Hamasin, nëse Katari vendos t’i largojë nga vendi anëtarët e grupit”, thotë Selin Nasi, nga “London School of Economics”.

urqia dëshiron të luajë një rol më të gjerë në zgjidhjen e konfliktit në Gazë. Vëzhguesit thonë se Ankaraja po sheh një mundësi për këtë tek njoftimet se Katari mund të dëbojë grupin e militantëve.

Në përpjekjen e tij për të rritur rolin e Turqisë si ndërmjetës në Gazë, zoti Erdogan ka rritur përpjekjet diplomatike me Egjiptin, duke pritur së fundmi ministrin e Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Egjiptit janë ngrohur pas disa vitesh tensionesh dhe analistët thonë se ka vend për bashkëpunim.

“Të dy vendet janë shumë aktivë në hapësirën retorike sa i përket keqardhjes së thellë të treguar për palestinezët në Gazë.

Në të njëjtën kohë, ata ruajnë lidhjet e tyre tregtare, diplomatike dhe të sigurisë me Izraelin”, thotë Jalel Harchaoui e Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Londër.

Por analistët thonë se sulmet publike të presidentit Erdogan ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, kufizojnë mundësinë e Turqisë për të luajtur një rol ndërmjetësues mbi konfliktin.

“Qeveria duhet të moderojë tonin e saj, duhet të përmirësojë dialogun me Izraelin, sepse ashtu siç është aktualisht, Turqia nuk perceptohet më si një palë e tretë e paanshme, që mund të luajë rolin e ndërmjetësit.

Në vend që të mbështesë Hamasin, Turqia duhet të kalojë në një pozicion më të balancuar”, thotë Selin Nasi, e “London School of Economics”.

Presidenti Erdogan fajësoi këtë muaj Iranin dhe Izraelin për rritje të tensioneve, duke ndalur përkohësish qasjen që kritikonte vetëm Izraelin.

Analistët thonë se lidhjet e ngushta të Turqisë me Hamasin mund t’i kundërvihen ndikimit të Iranit në grup.

Vëzhguesit i shohin raportet e presidentit Erdogan me Hamasin si faktorin që qëndron pas shtyrjes së një vizite të planifikuar në Uashington në muajin maj, për të cilin u tha se po nuk po ndodhte për çështje koordinimi.

“Me skenat dramatike që po shohim në Gazë, Erdogani do të ishte ndjerë i detyruar ta vendoste atë në krye të axhendës së bisedimeve.

Nuk mendoj se Shtëpia e Bardhë ndodhet në ato pozita, për të pritur një udhëheqës botëror që do të kritikonte para kamerave qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për Gazën për shumë arsye, përfshirë vështirësitë e brendshme lidhur me këtë çështje”, thotë Asli Aydintasbas i Institutin “Brookings” në Uashington.

Por pavarësisht shtyrjes së vizitës së presidentit Erdogan, si Uashingtoni ashtu edhe Ankaraja, thonë se mbeten të përkushtuar ndaj bashkëpunimit në nivel të lartë./VOA

Pas

Jo më 5, por 3 vite punë me detyrim për mjekët e rinj

Para

OKB: Gaza është më e shkatërruar se Ukraina, duhet investim i madh për pastrim të rrënojave

Para
OKB: Gaza është më e shkatërruar se Ukraina, duhet investim i madh për pastrim të rrënojave

OKB: Gaza është më e shkatërruar se Ukraina, duhet investim i madh për pastrim të rrënojave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nisja e sezonit veror, Rama: 36 qendra shëndetësore verore janë hapur në vend në shërbim të qytetarëve

A po lëkundet aleanca trepartiake? DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Demonstruesit pro-palestinezë në Vilnius i bëjnë thirrje Lituanisë të sanksionojë Izraelin

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.