Eurodeputeti Gjerman Knut Fleckenstein, në një intervistë për DW, është shprehur kundër vendosjes së taksës 100% nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe duke thënë se tarifa shkel thelbin e marrëveshjes ekonomike midis dy vendeve.
Sipas tij, palët nuk duhet të bëjnë reagime momentale dhe të pamenduara mirë pasi kjo do të thotë të ecësh me hapa mbrapa.
Ndër të tjera ai ka thënë se i trembemi ashpërsimit të fronteve me vendosjen e doganave të reja.
Fleckenstein thotë së bashkëpunimi rajonal në ekonomi është vendimtar dhe për këtë Serbia dhe Kosova duhet të jenë të vendosura.
“Ne kërkojmë një Kosovë të stabilizuar dhe gjithashtu theksojmë se Sërbia nuk duhet t’a pengojë atë në përpjekjet e saj”.