15:00 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Marrëveshja e 1 prillit, Kokëdhima: PS kishte urrejtje për LSI-në, mungonte besimi mes palëve

20:50 | 31/03/2017
në Politikë, Te Fundit
0
Marrëveshja e 1 prillit, Kokëdhima: PS kishte urrejtje për LSI-në, mungonte besimi mes palëve

Kreu i Lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka folur për krijimin e koalicionit PS-LSI në 1 prill të 2013, ndikimin e tij në këtë marrëveshje, si dhe faktin pse doli garant i tij. Në rubrikën “Opinion”, Kokëdhima ka shpjeguar mënyrën sesi e ka parë ai ecurinë e deritanishme të koalicionit.

Sakaq, ai është ndalur edhe tek momentet që kanë krijuar probleme brenda koalicionit, dhe tek mënyra se si Rama e ka parë aleatin e tij në bashkëqeverisje.

“Në 2005 bëra shumë përpjekje që e majta të mos përçahej. Përçarja solli që e majta të ikte nga pushtetit, dhe erdhi Berisha pas rrënimit që i bëri vendit, dhe me ato q ndodhën në ’97. Kam ndikuar për marrëveshjen PS-LSI për zgjedhjet vendore, por kjo më pas nuk vijoi pasi ndikuan prioritet të tjera. Në 2009 kam ndikuar shumë për të realizuar koalicionin paraelektroral. Lidershipi i PS kishte një prioritet më të larta sesa garancia e PS dhe të majtës së bashkuar për të ardhur në pushtet. Ndaj u refuzua gatishmëria e LSI deri në momentin e fundit, dhe këto zgjedhje nuk i fituan vetëm. Në 2011 i kërkova Ramës t’i mbante hapur derën LSI dhe Ilir Metës se kisha besimin e plotë se do t’ i duhej PS bashkimi i së majtës. Nuk ndodhi kjo gjë. Dhe u ndoq rruga e një armiqësie me LSI dhe Ilir Metën. Kam punuar për të bashkuar koalicionin që do të fitonte zgjedhjet e 2013. Kam qenë garant i atij bashkimi, që kishte shumë vështirësi, pasi besimi i palëve nuk ekzistonte. Më kujtohet shumë mirë se në PS kishte një urrejtje të pashembullt për lidershipin e LSI. Pavarësisht të gjitha këtyre ajo funksionoi, dhe ai ishte një bashkim që mori një mbështetje të madhe popullore, dhe u certifikua me një rezultat të fortë në zgjedhjet e qershorit. Për ecurinë e këtij koalicioni mund të shikohen edhe anët pozitive, edhe të metat, edhe punët e mira, edhe mangësitë. Ky koalicion ka bërë punë të mira e të vlefshme. Puna më e bukur besoj se është reforma territoriale. Në 4 vite te tij ky koalicioni nuk krijoi institucione të së majtës së bashkuar, nuk krijoi standarde të përbashkëta për qeverisje. Nuk i krijua komunikim dhe bashkëpunim që duhet të kishin dy aleatë strategjikë. Praktika e këtyre viteve ishte një praktikë e gërryerjes së koalicionit. Marrëdhënia në koalicionin e së majtës, është shumë e dobët. Është shkatërruar çdo vlerë besimi”,- ushpreh Kokëdhima. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: koco kokedhimaps-lsi
Pas

Fakti i dytë kundër Paulin Sterkajt, si po e “lufton” Edi Rama brenda PS-së (FOTO)

Para

Ermonela Jaho vazhdon të korrë sukses, nga “Royal Opera” direkt në 1500 kinema me Butterfly

Para
Ermonela Jaho shkëlqen në Londër, cilësohet si “Madama Butterfly” më e mirë ndër vite

Ermonela Jaho vazhdon të korrë sukses, nga "Royal Opera" direkt në 1500 kinema me Butterfly

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konfigurimi i parlamentit të ri, kush do të ulet në 140 karriget e Kuvendit

Përplasje mes vëzhguesve dhe numëruesve në Kashar, pezullohet numërimi(VIDEO)

“Fundi i karrierës time politike”, Edmond Spaho njofton largimin pas humbjes së PD

E rëndë në qendrën e numërimit në Kashar, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ

Gonxhja: Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, tregojnë se me programin tonë ja kemi dalë

Aksident i rëndë në Sarandë, ndërron jetë polici, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën i riu

U nënshkrua sot, çfarë parashikon marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

“Shijojeni Tiranën, shpresoj që nesër të mos të ketë mot Londre”, batuta e Ramës: Nëse do të bjerë shi, fajin e keni ju

“Jemi besnik ndaj martesës me Italinë”- Rama: S’bëjmë marrëveshje emigrantësh me vende të tjera

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.