12:26 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Marrëveshja e 17 majit/ Kryeministri Rama: Ja cilat janë 2 gjërat që i kërkova Bashës

18:49 | 07/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Marrëveshja e 17 majit/ Kryeministri Rama: Ja cilat janë 2 gjërat që i kërkova Bashës

Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarët në rubrikën e tij në facebook “Përgjigja ime”, duke ju përgjigjur një komentueseje e cila thoshte se, nuk kishte votuar kurrë për PS-në por që ishte kundër deklaratës së kreut Demokrat Lulzim Bashës për emisionin Italian “Porta a Porta”.

Sipas saj, gjuha e Bashës ishte e papranueshme dhe kjo sipas saj, ka krijuar tek ajo bindjen për të mos votuar për PS-në për sa kohë Basha është kryetari i saj.

Nderkohë, Rama përgjigjet se në marrëveshjen e 17 majit i ka kërkuar Bashës 2 gjëra: Të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të mos e shajë vendin në gjuhë të huaj.

“Asnjë fjalë me të huajt për konfliktet e brendshme. Shtëpia nuk është skemë për të shfaqur në sytë e tërë lagjes. Bota s’ka as ngenë dhe as përgjegjësinë për punët që s’na shkojnë mirë.

Hapja e kapakut dhe barkut u shkon përshtat atyre që s’ja duan të mirën Shqipërinë. Intervistat e paguara si ajo e Luzlim Bashës veçse e bëjnë qesharak dhe e bëjnë të duket Shqipëria si një shtëpi fshati që ke frikë ti afrohesh se ka një qen. Kur nënshkruam marrëveshjen me Bashën i dhashë çdo gjë dhe i kërkova vetëm dy gjëra, që nuk kontestohet rezultati dhe nuk flitë keq për vendin në gjuhë të huaj. Por këto avulluan”, deklaroi Rama.

Sipas tij, shumica e njerëzve nuk e duan ziftosjen që i bëhet vendit në gjuhë të huaj.

Rama argumentoi edhe arsyet që sipas tij e shtyjnë opozitën drejt sjelljeve të tilla duke thënë: “Janë humbasa pa pikë dinjitet, të gatshëm ti lënë Shqipërisë faturën për dështimin e tyre.

Një tjetër humbje e thellë dhe e pastër po afron për PD dhe  simotrën e saj LSI. Po të mos ishte LSI nuk do të kishte shitblerje të serioze të votës në Shqipëri. E dinë të gjithë dhe luanët dhe bibat në Tiranë. Akuzojnë e shajnë me libër shtëpi, por harrojnë atë që kanë harruar gjithnjë, që shqiptarët nuk janë budallenj, dhe kush i ka marrë për të tillë e kanë pësuar keq.

Kryeministri u shpreh i ashpër për mënyrën që sipas tij po proteston opozita, duke thënë se se dhuna nuk ndryshon dot as qeverinë as shumicën në Kuvend, duke argumentuar se ajo prish imayhin e vendit dhe ekonominë e tij.

 “Akuzave të sharjes i janë shtuar kërcënimet, po dhuna nuk e ndryshon dot as qeverinë as shumicën në Kuvend, madje i forcon sepse i jep të drejtë mbase dhe aty ku nuk kanë.

Po dhuna dëmton imazhin dhe ekonominë vendit. Taksat e qytetarëve të Shkodrës, Kavajës etj.. janë bërë kryesisht rroga dhe me ta paguhen turistët e rrugës së opozitës. Mua më vjen keq kur të huajt pyesin se si ka mundësi që opozita e nënçmon vendin kur dëgjojnë Bashën që thotë “il problemo il problemo”. Çdo shqiptarë që nuk e do këtë qeveri duhet të di se kur bashkohet me turizmin rrugorë të opozitës nuk i bën mirë, por i bën keq Shqipërisë”, thekson Rama.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: edi ramamarreveshja e 17 majitpergjigja ime
Pas

“O ethet e luftës për karrige, njërit si iket dhe tjetrit s’i pritet”

Para

“Zbrit Lul nga katet e fundit pa leje”, Gjylameti shfrenon gjuhën: Mjaft o ditëzinj, mjaft keni…

Para
Projekti i “Unazës së Madhe”, Gjylameti i ‘përvishet’ Opozitës: Po e përdor si kapital politik, qytetarët të keqinformuar

“Zbrit Lul nga katet e fundit pa leje”, Gjylameti shfrenon gjuhën: Mjaft o ditëzinj, mjaft keni…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Biden diagnostikohet me kancer agresiv në prostatë, mjeku: Është përhapur në kocka, nuk kurohet

“Shkurtime dhe mungesë fondesh”, OBSH në vështirësi përballë sfidave shëndetësore

Trafik i rënduar në Tiranë, ambulanca e bllokuar

Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë, GJKKO shtyn me një muaj hetimet për Dogjanin! Deputeti i PD flet për 11 Majin: Duhet përgëzuar Rama për këtë fitore, për…

Korçë/ Po bënte disa rregullime, prifti rrëzohet nga çatia e kishës! 63-vjeçari dërgohet për mjekim në spital

EMRI/ Vetëvritet i paraburgosuri në burgun e Fushë Krujës, detaje nga ngjarja e rëndë

Rekomandimet e qeverisë për luftën ndaj krimit! Altin Dumani: Po gjejnë zbatim në SPAK, por nuk shoqërohen me të dhëna statistikore

E mitura përfundon në spital pasi konsumoi kokainë, pranga shitësit 22 vjeçar në Sarandë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.