Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka deklaruar se në grupin negociator për detin me Greqinë nuk është vetëm Muçollari, por edhe pjestarë të tjerë të grupit negociator të cilët kanë probleme.
Në një intervistë për Syri.net ai tha se së shpejti PD do të dalë me emra konkretë dhe do të denoncojë të gjitha personat me probleme në grupin negociator.
‘Ajo çfarë mund të them unë për negociatat është se ka pasur mungesë transparence e cila vjen ose për paaftësi e ministrit ose mungesë e dëshirës.
Por në të dyja rastet ky ministër duhet të japë dorëheqjen dhe nuk duhet të jetë në krye të negociatave.
E para zoti Muçollari i cili njihet si spiun i agjencive të huaja, por edhe persona të tjerë, nuk janë në gjendje të jenë pjesë e grupit negociator.
Pra nuk është vetëm ai person me probleme, pasi ka dhe persona të tjerë të cilat shumë shpejt PD do ti denoncojë’, deklaroi Balliu.
(M.Q/Faxweb)