05:30 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Marrëveshja e detit me Shqipërinë, Kotzias zbulon prapaskenat e negociatave

23:02 | 24/10/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandali me financimet e mediave nga Greqia, reagon NOA.al

Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, tashmë i çliruar nga përgjegjësitë diplomatike ka zbuluar të tjera detaje nga negociatat për marrëveshjen e detit me Shqipërinë dhe pozicionimin e Greqisë për të shtrirë sovranitetin e saj në 12 milje detare në Detin Jon. Duke iu referuar zonës bregdetare nga Veriu i Korfuzit deri në Antikythera, Kotzias thotë se me shpalljen e 12 miljeve det territorial Greqia fiton një hapësirë detare të barabartë me sipërfaqen e krahinës së Thesalisë, kjo që shihni në këtë hartë.

“Nga momenti që kanë nisur negociatat me Shqipërinë për vijën bregdetare në diskutim është vetëm një pjesë e vogël. Pjesët e tjera i takojnë Zonave Ekskluzive Ekonomike, pasi Shqipëria e ka bërë shtrirjen e saj në 12 milje në këtë zonë. Dua të bëj një qartësim, nuk kemi krijuar vetëm vijën bregdetare. Para kësaj kemi bërë dy gjëra. Mbyllëm gjiret dhe mbyllja e gjireve do të thotë se vija bregdetare nis pas vijës bazë, prandaj thashë që nga matjet në kilometra katrorë është një sipërfaqe sa Thesalia që në fitojmë nga Korfuzi deri në Antykithera”, shkruan Tv Klan.

Kotzias thotë se mori aprovimin e kryeministrit grek Tsipras për të deklaruar në konferencën për shtyp të pak ditëve më parë miratimin së shpejti të tre dekreteve presidenciale për zgjerimin e ujërave territoriale në 12 milje. Ish-ministri i Jashtëm pranon se parimi i 12 miljeve do të aplikohet edhe në Egje, gjë që kundërshtohet fort nga Turqia.

“Plani është që të ketë vazhdimësi. Kishim një marrëveshje me kryeministrin, por unë tani nuk jam pjesë e qeverisë dhe nuk mund të marr vendime për llogari të Ministrisë së Jashtme.”

Ankaraja reaguar menjëherë ashpër përmes ministrit të Jashtëm Çavusoglu, i cili tha se 12 miljet detare janë një ‘Casus Belli’ për luftë mes dy vendeve. Në të njëjtën linjë është shprehur sot edhe ministri turk i Mbrojtjes, i cili tha se Turqia nuk do të tolerojë asnjë veprim të Greqisë në Mesdheun lindor.

 

Etiketa: kotzias
Pas

VIDEO/ Militantët e kryebashkiakut Erion Veliaj dhunojnë gazetarin në dëgjesën publike

Para

Horoskopi për sot, 25 Tetor 2018/ Lajme të mira për këto shenja

Para
3 shenjat e horoskopit që do kenë shumë fat këtë javë. Zbulojini!

Horoskopi për sot, 25 Tetor 2018/ Lajme të mira për këto shenja

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.