21:45 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Marrëveshja e fshehtë! Liçaj zbulon skenarët: Si po futen në lojë artistët për shembjen e Teatrit dhe ndërtimin e kullave

12:59 | 14/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Marrëveshja e fshehtë! Liçaj zbulon skenarët: Si po futen në lojë artistët për shembjen e Teatrit dhe ndërtimin e kullave

Disa artistë kanë nisur procedurat për krijimin e një sindikate ku deri më tani mësohet se i janë bashkuar rreth 11 prej tyre dhe në garë si i vetëm për drejtimin e saj është aktori Artan Imami dhe për nënkryetar të saj, Laert Vasili.

Por ajo çfarë tërheq vëmendjen është fakti se për krijimin e një sindikate të tillë, duhet të ketë një listë prej të paktën 20 anëtarësh. Aktori Neritan Liçaj i cili e ka denoncuar këtë nismë sipas tij të paligjshme, tha se është një lëvizje e qeverisë. Ai argumentoi se sindikata nuk e plotëson korumin e nevojshëm për të qenë e ligjshme. Sipas tij, rolin e drejtuesit të saj do ta marrë Artan Imami ndërkohë që si zëvendës do të emërohet Laert Vasili.

Liçaj tha për Fax News se po bëhen 18 muaj që nuk ka një sindikatë të artistëve edhe për shkak të protestës për mbrojtjen nga shembja të godinës së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar një të ri, dhe një nismë të tillë e ka mësuar të hënën ndërkohë që shton se ai nuk i është bashkuar kësaj lëvizjeje.

“Ne jemi sigurisht të interesuar, sigurisht denoncimet janë të shumta dhe kemi filluar ndërmarrjen e hapave ligjor për ata që kanë planifikuar shembjen e Teatrit. Me Imamin nuk merrem fare, me atë gjynahqarë s’ke as se si të merresh”.

Liçaj u pyet nga gazetarja e Fax News, Edona Haklaj se cili do të jetë hapi i radhës nëse iniciativa për ta shembur Teatrin bëhet konkrete.

“Është një flluskë sapuni sepse e dinë të gjithë se këtu nuk do të ofrohen më kurrë dhe s’kanë për të marrë asgjë. Është si një qen që i kanë rënë dhëmbët dhe nuk të bën dot asgjë.

Ne nuk bëjmë asnjë lloj marrëveshjeje apo kompromisi me këtë qeverisje sidomos, por ne do të çojmë deri në fund mbase me ndonjë qeveri tjetër 4 pikat që kemi propozuar ku përfshihet rikonstruksioni i Teatrit, përkrahja e artistëve, statusin e artistëve. Historia do të vazhdojë deri në përmbushjen e asaj çfarë kërkojmë ne”.

Ndërkohë Sindikatën e Pavarur të Artistëve, Liçaj e quajti të pavlerë dhe e blerë që i shërben pushtetit me të cilën sipas tij, qeveria po përdor artistët për finalizimin e planit për prishjen e Teatrit dhe ndërtimin e kullave. Këtë  e argumentoi duke thënë se, kjo sindikatë po përdoret për t’u futur në lojë në përzgjedhjen e firmës fituese që do të ndërtojë godinën e re.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/374735956508194/

(F.Gj/FAXEB.AL)

Etiketa: artan imamilaert vasilineritan liçajshmbja e teatritsindikata e artisteve
Pas

FOTO/ Shëtit i zhveshur rrugëve të Durrësit, policia jep të dhëna: Dyshime se vuan nga…

Para

Arrestohen 8 punonjës të administratës, mes tyre 2 gazetarë

Para
Video/ Ç’po ndodh në Elbasan?! Renea dhe FNSH rrethojnë qytetin

Arrestohen 8 punonjës të administratës, mes tyre 2 gazetarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

Kryeministri i Japonisë, do të japë dorëheqjen pas humbjes së madhe në zgjedhje dhe marrëveshjes tregtare me Trumpin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.