Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka zbuloi se si u kërcënua opozita nga ndërkombëtarët në periudhën kur deklaronte se nuk do të futej në zgjedhje.
Duhet thënë se vendimi i Bashës për marrëveshjen ka qenë një nga më të kontestuarit edhe Brenda rradhëve të vetë PD-së.
“Na kërcënuan! Na thanë nëse nuk bëni marrëveshje, nëse ndërmerrni ditën e zgjedhjeve ato që keni deklaruar për të mos lejuar zgjedhjet, atëherë do të keni punë me ne” – shprehet Paloka.
Kritikët e Lulzim Bashës, Paloka i akuzoi për hipokrizi. “Ata që thonë sot pse Lulzim Basha bëri marrëveshje, para marrëveshjes thonin të gjithë ;bëj marrëveshje, pse nuk bën marrëveshje’ e kështu me radhë. Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi e kanë pranuar këtë”, shprehet nënkryetari i Partisë Demokratike.
Paloka thotë se vetë personalisht ka qenë kundër marrëveshjes me Edi Ramën, ndërsa shton se edhe mënyra sesi u hartua lista ndikoi në rezultat.
“I kam thënë që nuk mund të hyjmë në këto zgjedhje kështu. Mënyra si u bë lista ishte gabim dhe këtë e ka pranuar edhe vetë Lulzim Basha”, deklaroi Paloka.
(E.K/FAXWEB)