Votimi në parlamentin grek mbi emrin e ri të Maqedonisë, që pritej të zhvillohej sot në mbrëmje, u shty për nesër në orën 14:30.
Bëhet e ditur se shtyre e votimit erdhi për shkak të numrit të konsiderueshëm të deputetëve që kërkojnë të marrin fjalën para zhvillimit të këtij votimi.
Sipas Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut dhe është miratuar nga Parlamenti në Shkup.
Që marrëveshje të hyjë në fuqi duhet të miratohet gjithashtu edhe nga Parlamenti në Athinë nga të paktën 151 deputetë.