Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje me 16 pika në Shtëpinë e Basrdhë në SHBA, shumica e tyre me natyrë ekonomike, por edhe politike.
Ndërkohë që një nga pikat e marrëveshjes ishte edhe ajo e përfshirjes së Kosovës në zonën e Mini-Shengenit.
Ish-komandanti i UÇK-së, Dritan Goxhja ka reaguar ashpër në lidhje me këtë marrëveshje, duke shkruar se SHBA i imponoj Kosovës të firmosë në Shtëpinë e Bardhë, duke hedhur poshtë përpjekjet e saj për pavarësinë.
Goxhaj shkruan se Kosova “nuk duhej dhe nuk duhet kurrë Kosova të hyjë në asnjë lloj rregullimi administrativ të tipit mini-shengen me Sërbinë pa mbyllur çështjen e njohjes si shtet.”
Më tej ish-komandanti i UÇK-së thekson se “ç’do gjë që është në dëm të çështjes kombëtare dhe të popullit, edhe kur vjen nga Amerika, nuk duhet pranuar. Në rrot të sëmës Amerika me gjith shkie, tok me nda nuk kemi.”
Postimi i plotë: Me marëveshjen që SHBA i imponojë Kosovës të firmosi sot në Shtëpinë e Bardhë, hodhi poshtë gjithë përpjekjet e saja për pavarësinë e Kosovës, që nga 1999-2007. Me këtë marëveshje ku një nga pikat është futja në mini-shengenin e propozuar nga Serbia që nga 1914-ta dhe valorizuar vjet nga Vuçiçi dhe argati i tij vlleh Ed(vin) Rama, Kosova do të kthehet sërish defakto krahinë e Sërbisë.
Imponimi në këtë marëveshje, që Kosova të ndalojë të gjitha përpjekjet për një periudhë një(1) vjeçare, të fushatës për të shtuar njohjet dipllomatike, praktikisht është anullim i pamvarësisë. Firmosja një pike tjetër në këtë marëveshje të dhënies së një pjese të territorit të Kosovës Sërbisë, është një tradhti tjetër. Kuvendi i Kosovës nuk duhet ta ratifikojë këtë marëveshje, edhe pse pas saj qëndron Amerika. Me këtë veprim, Amerika ka zgjedhur të jetë aleate me serbet e jo me shqiptarët.
Nuk duhej dhe nuk duhet kurrë Kosova të hyjë në asnjë lloj rregullimi administrativ të tipit mini-shengen me Sërbinë pa mbyllur çështjen e njohjes si shtet. Tashmë shqiptarët mbetën pa miq. Miku i vetëm që pretendonim që kishim, na doli një mut. Shqiptarët në Kosovë duhet ta kundërshtojnë dhe mos lejojnë ratifikimin nga parlamenti që është mbushur me idiot e tradhëtarë.
Të mos stepen me preteksin se këtë e do Amerika. Ç’do gjë që është në dëm të çështjes kombëtare dhe të popullit, edhe kur vjen nga Amerika, nuk duhet pranuar. Në rrot të sëmës Amerika me gjith shkie, tok me nda nuk kemi.
Discussion about this post