Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, do të presë në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Meksikës, Enrique Pena Nieto.
Mendohet se në takimin mes tyre do të diskutohet për rinegocimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut. Ky takim mes tyre pritet që të zhvillohet më 31 janar.
Nga ana e tij, Presidenti i Meksikës është shprehur se dëshiron një dialog të hapur me Donald Trump, i cili u zotua për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.
Është bërë me dije edhe takimi i Presidentit të ri amerikan me Kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May. (XH.A/SHUPLAKA)