Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur në lidhje me se një marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë se ajo do të mund të arrihej vetëm nëse ka pajtim nga të dyja palët.
“Së pari, unë mendoj se kjo çështje është shumë e vështirë të zgjidhet. Shanset janë të vogla, por edhe pse të vogla është me vlerë të provohet, sepse ne jemi të interesuar për të ardhmen e fëmijëve tanë”, u shpreh presidenti serb.
Ndërsa tha se zgjidhja sipas tij është e mundshme, vetëm nëse arrihet një marrëveshje e cila do t’i linte të kënaqura, ose pak të kënaqura të dyja palët.
“Është e mundur vetëm nëse të dy palët janë të kënaqura, ose deri diku të kënaqura”, shtoi Vuçiç.
Po ashtu shtoi se është e nevojshme për një qasje gjithëpërfshirëse, serioze me shqiptarët.
Ai tha se ka nevojë për një qasje gjithëpërfshirëse, serioze me shqiptarët, vetëm nëse këta të fundit duan. “Nëse jo, atëherë për asgjë nuk do të ishte hera e parë”,tha Vuçiç.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post