05:00 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Marrëveshja me aleatët dorëzohet në mesnatë”, Berisha: Primaret, një kriter në përpilimin e listave

12:20 | 03/03/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Marrëveshja me aleatët dorëzohet në mesnatë”, Berisha: Primaret, një kriter në përpilimin e listave

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar procesin e primareve si “procesi më demokratik që ka njohur vendi”.

Në një konferencë për gazetarët tha se “kjo procedurë është e para e këtij lloji që zhvillohet në Shqipëri, është më e mira, më demokratikja se çdo procedurë që mund të zhvillohej në raste të tilla”.

“Ky votim përbën bazën më demokratike të përzgjedhjes së kandidatëve të PD-së për deputet. Natyrisht në këtë përzgjedhje disa kritere statusore siç janë kuotat e përcaktuara në statut dhe ligje, për gratë dhe të rinjtë, ato do respektohen sepse nuk mund të kapërcehen përcaktimet statusore” u shpreh Berisha.

Berisha u shpreh se “proces të përsosur nuk ka dhe nuk mund të ketë”, ndërsa u kërkoi “ndjesë të gjithë atyre që u paraqitën për të votuar dhe nuk votuan dot për shkak të listës ose mungesës së dokumenteve”.

Berisha tha se “në 1 kuti në Paskuqan dhe 1 në Vorë, komisioni ka patur pa rregullsi, të cilat Komisioni i Operacioneve Zgjedhore i ka quajtur të pavlefshme”.

“Në mos gaboj jo vetëm këto, por edhe një në Konispol dhe vendimi i tyre është i padiskutueshëm. Arsyet i dinë vetë, kush të ketë kundërshtime ti kundërshtojë, por i kanë gjetur të parregullta për kriteret e përcaktuara”, u shpreh Berisha.

Berisha shtoi se “numërimi, është bërë me transparencë absolute ku çdo votë është shfaqur në ekran”.

Berisha pohoi para gazetarëve se “primaret nuk ishte garë për të qenë në listë të sigurt, por një kriter në përpilimin e listave”.

“Kjo garë nuk është bërë për të qenë në lista të sigurta. I sigurt të jetë, që ai që merr më shumë vota do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Por padiskutim në përpunimin e listave të mbyllura ky është një nga kriteret kryesore. Listat e mbyllura kanë vend edhe aleatët, që kanë disa kushtëzime. Janë disa faktorë që ndërhyjnë”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, kryedemokrati akuzoi mazhorancën se kandidaturat aty i “përcakton krimi”.

“Përcaktohen nga valixhet me para. Përcaktohen jashtë të gjitha kritereve”, tha Berisha.

Berisha nënvizoi se “nuk ka ngecje të negociatave me aleatët dhe se marrëveshja do dorëzohet sot në mesnatë”.

“Është në vazhdim e sipër, por nuk ka ngecje. Probleme të mëdha nuk kemi, megjithatë do shohim fundin”, tha Berisha.

Berisha u ndal edhe tek vota e diasporës, teksa nënvizoi se “viti 2025 shpallet viti i diasporës”.

“Zhvillimi i dytë madhor politik është deklarimi i vitit 2025 si viti i diasporës. Pra, 2025-a do hyjë në historinë tonë kombëtare si viti i diasporës shqiptare. Është viti i revolucionit të diasporës”, tha Berisha.

Etiketa: berishakonference
Pas

Kërkesa e PD për shtyrjen e afatit të regjistrimit të diasporës, PS kundër! Celibashi: Deri më 9 mars, nuk shkojmë përtej kësaj date

Para

“Mos e ngatërroni zotin Meta me Erion Veliajn”, Kryemadhi flet pas paraqitës në SPAK

Para
“Mos e ngatërroni zotin Meta me Erion Veliajn”, Kryemadhi flet pas paraqitës në SPAK

“Mos e ngatërroni zotin Meta me Erion Veliajn”, Kryemadhi flet pas paraqitës në SPAK

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.