Kryeministri Rama ka reaguar pas lajmit të shpërndarë në mediat greke se vendi ynë ka rënë dakord në marrëveshjen me Greqinë, për të zgjeruar kufirin me 12 milje. Rama thotë se reagimet vijnë nga patriot me çizme dhe gazetarë kazani mediatik. Të tjerët shkruan Rama, duhet të presin kur të mbyllet marrëveshja.
Reagimi i plotë:
Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!
Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin.
Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapëm me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim ne dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim.
(F.G/Faxweb)