Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se iu është ofruar edhe nga vendet e tjera një marrëveshje si ajo me Italinë për emigrantët.
Por kreu i qeverisë theksoi se përgjigja e Shqipërisë ka qenë “Jo”.
Pyetje: Ju keni një marrëveshje me Italinë për emigrantët ka frymëzuar vende të tjera të BE-së. A është afruar ndonjë vend tjetër tek ju për një gjë të tillë dhe çfarë do t’i thoni. Atyre skeptikëve që thoni se po bëni punën e pistët të BE.
Rama: Po na është kërkuar nga vende të tjera dhe i kemi thënë jo.
Marrëdhënia jonë me Italinë ka qenë mjaft e veçantë dhe shkon pas mijëra vjet, po kështu shkon pas në kohë me një volum domethënëse ndërveprimi gjatë 30 viteve të fundit, qysh prej kur dolëm nga gropa e ferrit e regjimit më mizor komunist.
Mos harroni ne nuk jemi vend i BE, por vend E europian, nuk është certifikatë e marrë në Bruksel. Gjeografia jonë flet shumë për atë që kemi bërë me Italinë dhe nëse ka ndonjë gjë për tu përpunuar dhe zhvilluar mbi këtë model duhet të jetë në nivelet e epërme të BE.
Ne jemi shumë të prirur të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme për të qenë një shtet krenar anëtar i BE.