Bashkimi Demokratik për Integrim vendosi së fundmi që t’i japë firmat e 10 deputetëve të saj, LSDM-së të kryesuar nga Zoran Zaev.
Ky vendim flitet se u mor pas rreth dhjetë orësh debat brenda Kryesisë së BDI-së të udhëhequr nga Ali Ahmeti. Ofrimi i nënshkrimeve është i nevojshëm në mënyrë që presidenti Ivanov t’i japë mandatin Zaevit.
Por zëdhënësi Bujar Osmani në prononcimin para gazetarët u shpreh se kjo nuk do të thotë se kanë vendosur të bëjnë koalicion me LSDM-në. “Dhënia e nënshkrimeve nuk nënkupton edhe pjesëmarrje në qeveri. Një nga opsionet është edhe mbetja në opozitë”, është shprehur ai. (XH.A/SHUPLAKA)