09:29 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Marrëveshja me World Vision, AlbChrome mbështet fëmijët me nevoja të veçanta

17:10 | 18/06/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Marrëveshja me World Vision, AlbChrome mbështet fëmijët me nevoja të veçanta

AlbChrome, kompania lider në prodhimin dhe eksportimin e ferrokromit në Shqipëri ka
nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën World Vison Albania.
Në këtë kuadër, AlbChrome do të mbështesë programin social “Tungjatjeta” në Dibër, me një
kontribut financiar prej 8000 eurosh. Ky kontribut do të shkojë në përfitim të fëmijëve me aftësi
të kufizuara nga komuniteti i Rrethit Bulqizë, që do t’i bashkohen grupit të fëmijëve përfitues të
njësisë “Tungjatjeta”, Dibër.

Gjithashtu AlbChrome, në suazën e politikave të Grupit Balfin për Përgjegjësinë Sociale, të
cilave u është kushtuar gjithnjë një përkujdesje e veçantë nga Presidenti i Grupit, Z. Samir
Mane, do ta mbështesë këtë OJQ edhe me 6500 euro të tjera për të sponsorizuar ndërtimin e
“Hapësirës zhvillimore” në Bradashesh, Elbasan, nga e cila përfitojnë 380 fëmijë.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Drejtori Ekzekutiv i AlbChrome Luan Saliaj tregoi mjaft
ndjeshmëri për fëmijët në fjalë dhe e vuri theksin edhe te trajnimi që u duhet bërë kryesisht
prindërve tyre, në mënyrë që ata të jenë të informuar dhe të edukuar për të patur qasjen e
duhur për të miturit me nevoja të veçanta.

“Trajnuesit e fëmijëve kalojnë vetëm një orë në ditë me këta të fundit, ndërkohë që prindërit
kalojnë kohën më të madhe me ta, ndaj duhet që të punohet më shumë me prindërit në mënyrë
që ata të jenë në gjendje që të bëjnë të mundur tejkalimin e problemeve të fëmijëve të tyre, çka
në mjaft raste është plotësisht e mundur” – tha Z. Saliaj.

“1 në 10 fëmijë në Shqipëri ka një aftësi të kufizuar. 92% e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk
kanë akses në shërbime. Sot falë bashkëpunimit me AlbChrome sh.p.k, ne u japim mundësinë
fëmijëve të tjerë në Bulqizë që të bëhen pjesë e “Tungjatjeta…Jetë”, duke i ofruar atyre shërbim
të specializuar në shtëpi. Ekipi i specialistëve harton një plan individual zhvillimi për fëmijët dhe
për familjet e tyre”- u shpreh sot Eljona Boçe Elmazi, drejtoresha e World Vision për Ballkanin
Perëndimor, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit.

Kjo është vetëm një ndër nismat e shumta të Grupit Balfin në mbështetje të komuniteteve dhe
njerëzve në nevojë të planifikuara për këtë vit dhe ato në vazhdim.
Grupi Balfin ka qenë mjaft i angazhuar në përgjegjësinë sociale gjatë tre viteve të fundit dhe
kompania ka shfaqur një vëmendje të posaçme për kategori të ndryshme familjesh apo
individësh në nevojë. Nën kujdesin e veçantë të presidentit të Grupit Z. Samir Mane, janë të
shumta historitë e trishta, të cilat grupi është përpjekur që t’i ndryshojë për mirë.

Kompania po mbështet dhjetëra familje që përballen me vështirësi në punësim, shkollim apo
asistencë mjekësore nëpërmjet shoqatave dhe organizatave të ndryshme.
Kontributi i Grupit për shoqërinë shqiptare do të vijë duke u rritur progresivisht nga viti në vit.

Pas

Tensionet zgjedhore në vend, Osmanaj: Opozita totalisht legjitime, KQZ sot shkeli sërish Kushtetutën

Para

“Merren vetëm me çështje të mëdha, të “voglat” nuk janë për ta!”, Luan Rama u thur poezi ambasadorëve

Para
Ndërmjet dy gjëmave: Nga vrasësi tek Kryeministri – ç’të vajtosh më parë?!…

“Merren vetëm me çështje të mëdha, të “voglat” nuk janë për ta!”, Luan Rama u thur poezi ambasadorëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendim i fortë nga parlamenti iranian: Pezullim i bashkëpunimit me IAEA-n

Trump sulmon mediat amerikane për raportimet mbi dëmet në centralet bërthamore të Iranit

Rama publikon foton familjare nga pritja mbretërore në samitin e NATO-s

Mbretëria e Bashkuar blen avionë luftarakë të aftë për transport armësh bërthamore

10 mijë trupa në gatishmëri për sigurinë e liderëve të NATO-s në Hagë

Sot tentativa e 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Tatimet nisin hetim për 33 milionë euro të padeklaruara nga influencues në rrjetet sociale

Rinumërimi në Tiranë vijon në ditën e 7-të, hapen 771 kuti votimi deri tani

Trump akuzon mediat amerikane për rrjedhjen e informacioneve sekrete

“Bombardoni Iranin”/Trump publikon foton e avionëve B2, “përbindëshat e qiellit”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.