Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arritjen e Presidentit Trump, i cili ia doli që të nënshkruhej një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Me anë të një postimi në Tëitter, Rama shprehet se është inspirues ndërsa uron që kjo rrugë të ndiqet nga vendet e tjera të rajonit.
“Kjo është me të vërtetë inspiruese dhe uroj me zemër që kjo të inspirojë të tjerët në rajon që të ndjekin të njëjtën rrugë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të mirë së bashku për popullin e tyre. Urime për tre miqtë e Shqipërisë”, shkroi Rama.
Pak më parë u njoftua se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën, me ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump, një marrëveshje historike paqeje që do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme.(A.M/Faxweb.al)