00:52 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Marrëveshja mes partive shqiptare në Maqedoni, Rama: Hap historik, të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen për karrige

14:36 | 07/01/2017
në Aktualitet, Rajoni, Te Gjitha
0
Marrëveshja mes partive shqiptare në Maqedoni, Rama: Hap historik, të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen për karrige

Kryeministri Rama ka përshëndetur marrëveshjen mes partive shqiptare në Maqedoni. Ai e ka cilësuar moment historik këtë marrëveshje. 

”Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni: Të drejtat e shqiptarëve s’negociohen per karrige qeverie”, ka shkruar Rama. 

Ndëkohë më parë:

Partitë shqiptare në Maqedoni publikuan tekstin e marrëveshjes midis tyre në lidhje me kushtet për të hyrë në koalicionin e ri qeveritar të Maqedonisë. Në tekst mes tjerash theksohen kërkesat për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni dhe barazinë e plotë me popullin maqedonas, si dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e pushtetit.

Në deklaratën e marrëveshjes së arritur ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim, Lëvizjes Besa (koalicioni “Rilindje me Besë”) dhe koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”, shprehet përkushtimi për realizimin e të drejtave kombëtare në mandatin e ardhshëm qeveritar nëpërmjet mbështetjes së ndërsjellë në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe me Kushtetutën e Maqedonisë.

Në deklaratë thuhet se partitë kanë rënë dakord për “zbatimin e plotë të parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutën e Maqedonisë, ku shqiptarët njihen si popullsi shtet-formuese. Mbështetje e çdo iniciative ligjore dhe kushtetuese që përforcon barazinë etnike për popullsinë shqiptare. Arritja e barazisë së plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimi i përdorimit të saj si e drejtë themelore dhe kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore të Republikës së Maqedonisë në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike. Miratimi i një Rezolute në Parlamentin e Maqedonisë me të cilën dënohet gjenocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni në periudhën 1912 – 1956”, thuhet huhet në deklaratën e miratuar nga drejtuesit e partive politike të Maqedonisë që pasoi marrëveshjen e arritur mes tyre pas takimeve me udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës.

Në dokument kërkohet mes tjerash edhe mbështetje e plotë për punën e Prokurorisë së Posaçme dhe “zbardhja e plotë e çështjeve dhe proceseve gjyqësore si “Sopoti”, “Brodeci”, “Monstra” dhe “Kumanova” nëpërmjet një komisioni hetimor ose një trupe të pavarur ndërkombëtare”.

Deklarata përfshinë edhe kërkesat për barazi ekonomike si dhe formimin e një ministrie për sistem politike dhe marrëdhënie me komunitetet, si dhe realizimin e përfaqësimit të drejtë në organet e sigurisë, ushtrisë, shërbimeve të zbulimit dhe drejtësisë.

Deklarata i kushton një vëmendje të posaçme edhe zgjidhjes së çështjes së emrit, “në përputhje me vlerat evropiane dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare”.

Partitë shqiptare thuhet mes tjerash, angazhohen për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, si alternativë e vetme për siç thuhet, “prosperitetin dhe stabilitetin afat-gjatë të Maqedonisë; zgjidhjen e çështjes së emrit, në përputhje me vlerat evropiane dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, marrëdhënie të mira me fqinjët, bashkëpunim me Kosovën dhe Shqipërinë për menaxhimin e integruar të kufijve, hapjen e pikave të reja kufitare”, e të tjera.

Përmbushja e këtyre objektivave do të mbikëqyret nëpërmjet krijimit të Tryezës së Partive Shqiptare Parlamentare që do të funksionojë sipas parimit të rotacionit dhe do të shërbejë si platformë për harmonizimin e aksionit politik dhe komunikimin transparent me partnerët ndërkombëtarë të Maqedonisë, duke kërkuar veçanërisht mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe institucioneve ndërkombëtare.

Tryeza do të përcaktojë afatet për realizimin e objektivave të sipërpërmendura, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, thuhet në deklaratë.

 

Etiketa: parti shqiptarerama
Pas

Me sirenë në kupë të qiellit, por askush s’i hap rrugën. Zjarrfikësja në Tiranë pret dhe vetem pret…(FOTOT)

Para

Virale, çfarë i kanë bërë kësaj here Nikollës me siguri që do e mërzisin…

Para
Virale, çfarë i kanë bërë kësaj here Nikollës me siguri që do e mërzisin…

Virale, çfarë i kanë bërë kësaj here Nikollës me siguri që do e mërzisin...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.