Nën-kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kritikuar qeverinë shqiptare për sjelljet e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Teksa diskutohej në Komisionin e Sigurisë projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957”, Enkelejd Alibeaj deklaroi se qeveria shqiptare ka detyrim moral që të kërkojë nga Spanja njohjen e Kosovës.
Alibeaj Komisioni i Ligjeve: A nuk ishte detyrim moral, i shtetit shqiptar, teksa i bënte ketë favor Spanjës, t’i kërkonte njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kështu negociohet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Po ne pranojmë këtë pjesë por kemi detyrimin moral të kërkojmë njohjen e Kosovës.