Ditën e sotme shoqëria civile ka organizuar një protestë para Parlamentit kundër marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët.
Ata shprehen kjo marrëvesgje është anti-kushtetuese, teksa thonë do të sjellë dëme të mëdha për qytetarët, por edhe në ekosistem.
“Kjo marrëvveshje krijon shumë probleme të tjera. Nuk duhet të harrojmë që s’është her e parë që në Shqipëri merren vendime anti-kushtetuese. Është e dhimbshme që gjendemi këtu pas një zinxhiri paradash të qytetarëve shqiptarë.
Dua të paralajmëroj deputetët, kryesisht të qarkut Lezhë, që kjo çështje nuk është e thjeshtë, sepse ka nisur një traumë qytetarësh për mungesë informacioni, por edhe sepse një ligj i tillë do të merret edhe me gjykatën e Strasburg-ut.
Nëse nuk keni ndërgjegjje kombëtare, të paktën të keni ndërgjegjje lokale.”