00:10 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, numri dy i CDU/CSU: Hap i rëndësishëm, të bëhet siç e ka kërkuar Bundestagu

17:17 | 15/01/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, numri dy i CDU/CSU: Hap i rëndësishëm, të bëhet siç e ka kërkuar Bundestagu

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, e ka përshëndetur nismën e re të pozitës dhe opozitës së bashkuar në Shqipëri për reformimin e ligjit zgjedhor.

Në një deklaratë për DW nënkryetari i grupit më të madh parlamentar në parlamentin gjerman CDU/CSU, Johann David Wadephul  e ka përshëndetur arritjen e  marrëveshjes mes pozitës dhe opozitës  së bashkuar në Shqipëri për hartimin e ligjit të ri zgjedhor: “Grupi parlamentar i CDU / CSU në parlamentin gjerman e përshëndet marrëveshjen e djeshme midis qeverisë dhe opozitës. Dialogu i hapur dhe gjithëpërfshirës i dakorduar tani mes të gjitha forcave politike është një hap i rëndësishëm për hartimin e reformës së re zgjedhore, e cila duhet të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it, siç e ka kërkuar dhe Bundestag-u gjerman në rezolutën e tij të 26 shtatorit 2019. Ne i inkurajojmë të gjitha palët që në këtë frymë mbipartiake të përfundojnë me sukses punën ende të vështirë për reformimin e ligjit zgjedhor”, thuhet në deklaratën e e deputeti i kristiandemokrat, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor të kësaj partie në Bundestag.

Vënia në vijë e reformës zgjedhore, ishte krahas plotësimit të stafit të nevojshëm për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, një nga dy kushtet e vëna nga Bundestagu gjerman për fillimin e procesit të çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE. Sado i mirëpritur është ky kompromis, ai deri tani ka zgjidhur vetëm çështjen procedurale. Tani Bundestagu do të shohë edhe përmbajtjen që do të dalë nga kjo marrëveshje, bëhet e ditur nga qarqet kristiandemokrate dhe kristiansociale në Bundestag. Këtu ia vlen të kujtohet se kushti i dytë i  rezolutës së Bundestagut kërkon nga reforma zgjedhore që ajo të bëhet në përputhje me kushtet e OSBE/ODIHR-it, por edhe që ligji i ri të garantojë një “financimin transparent të partive dhe fushatave zgjedhore” dhe të marrë parasysh rezultatet e komisionit “ad hoc” për reformën  dhe rekomandimet e ODIHR-it, në 5 shtator 2019.

Por Bundestagu ka vendosur edhe shtatë kushte të tjera që duhen plotësuar deri në hapjen e kapitullit të parë të negociatave.Megjithatë, ende nuk dihet aktualisht se a do të bëjë BE-ja ndryshime në procedurën aktuale të zgjerimit, nisur nga fakti që presidenti francez Emmanuel Macron nuk qëndron pas procedurës aktuale të zgjerimit. Ai ka dalë me një propozim të vetin, ku parashikon një anëtarësim me shtatë etapa. Në fund të janarit Komisioni do të dalë me një propozim të ri për procesin e zgjerimit, bazuar në propozimet e presidentit francez.  Qarqet pranë CDU/CSU në Berlin i thanë DW se dakordësimi me  Francën për  procedurën e zgjerimit nuk pritet të ndodhë para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb, pra , në maj të këtij viti. Së fundmi,  Franca kishte dhënë sinjale se po e rishikon qëndrimin e saj për të zhbllokuar hapjen e negociatave. Në një takim që pati në Paris me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, (7.01.2020), Macron tha se “Franca uron që Samiti i Zagrebit të jetë një moment uniteti dhe një sukses për Europën”. /DW

Etiketa: Johann David Wadephulreforma zgjedhore
Pas

Shërbente si korrier i trafikut ndërkombëtar të drogës, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Para

“Palët të bëhen bashkë për negociatat”, Adnor Shameti: Ja kur do të mbahen zgjedhjet e radhës

Para
“Palët të bëhen bashkë për negociatat”, Adnor Shameti: Ja kur do të mbahen zgjedhjet e radhës

“Palët të bëhen bashkë për negociatat”, Adnor Shameti: Ja kur do të mbahen zgjedhjet e radhës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.