Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar se SHBA ka patur një rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.
“Besoj se ai erdhi me një teknikë diplomatike mjaft të avancuar për të mos thënë të përsosur, e thashë edhe më parë që nuk ka diskutim që ka një peshë specifike të amerikanëve për shqiptarët.
Dhe nuk mund të them që ata nuk luajtën një rol, por patën një meritë shumë të madhe e quajmë sepse arritën në mënyrën e balancuar me të cilën e shtynë problemin.
Letra e Hahn respektoi vendimin e PD por në një mënyrë që ‘ecni përpara’, besoj se Yee e përmirësoi Paketën McAlllistër, sikur të mos e përmirësonte, këtu e kam të vështirë të përgjigjem.
Mua personalisht më mori në telefon, për bisedat, ky është qëllimi i Shteteve të Bashkuara. Ai e bëri në kuadrin e asaj që unë jam ish-kryeministër, ish-president, në të kundërt nuk kishte pse të më njoftonte dhe më tha të njëjtat gjëra që i kishte thënë zotit Basha.
Pa diskutim që pati një rol shumë të rëndësishëm, por ju garantoj se opozita nuk pati kurrë si qëllim bojkotin se Lulzim Basha kur ishte me Edi Palokën për negociata, Rama nuk ishte dakord.”, tregon Berisha. (D.D/Shuplaka)