Vetëm pak minuta më parë është zbardhur marrëveshja mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, por analistin Fatos Lubonja, kjo marrëveshje e ka lënë të pakënaqur.
Analisti është shprehur në një lidhje të drejtpërdrejt në rubrikën “Opinion” në “Neës24”, se pas 3 muaj qëndrimi të opozitës në çadrën e protestës, për qytetarët u ndez një dritë shprese. Por me këto takime disaorëshe qytetarët janë zhgënjyer sipas Lubonjës.
“Gjithmonë kam shprehur dilema a mundet PD të bëjë lëvizjen e re. Kur flet Berisha për revolucion çështja është ndryshe. Dhe Berisha ka folur për revolucion tërë kohës. U ngjall shpresa se mund të ndizej një dinamikë brenda PD për të qenë pak më ndryshe opozita. Por ja që këto takime disaorëshe nuk japin shije të mirë. Basha demaskonte më herët këto takime të Ramës dhe Metës më parë”, u shpreh Lubonja.
“Mendoj se diçka ndryshe vinte nga çadra. Për 3 muaj aty u ftuan persona të profesioneve të ndryshme, edhe intelektualë nga jashtë partisë. E quaj lëvizje idenë që lideri i një partie konsultohet me persona të ndryshëm.
E jo kur mbyllet me Ramën në zyrë, pasi s’ka lënë gjë pa thënë për të. Sigurisht situata u imponua nga të huajt, e janë bërë kalkulime. Po nëse do të bësh republikë të re, siç thonë, atëherë kjo ka dështuar.
Dhe kjo të lë atë zhgënjimin. Patjetër që do të shohim edhe rezultatin e zgjedhjeve, por jemi peng i kastës së vjetër, që tentoi të bëjë një furtunë në një gotë ujë, që me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve u qetësua. Dhe kjo është zhgënjyese, se nuk mund të presim ne që klasa jonë politike të sillet si fëmijë, dhe pastaj vijnë ca ndërkombëtarë dhe u thonë qetësohuni”, tha Lubonja. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post