09:40 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Marrëveshja Rama-Basha zyrtarizoi shkarkimin e tij, zbulohet ku ndodhej Xhafaj ndërkohë

21:00 | 18/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ta nxjerrim Shqipërinë njëherë e përgjithmonë nga lista e vendeve që kultivojnë kanabis. Policia e paanshme”, Çfarë premtoi sot Xhafaj

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj,  ka takuar sot homologun e tij italian Marco Minniti si edhe Prokurorin Kombëtar Antimafia Franco Roberti.

Takim ky i cili është zhvilluar ndërkohë që kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha kanë qenë duke finalizuar marrëveshjen për nxjerrjen e vendit nga kriza politike. Marrëveshje e cila parashikonte shkarkimin e tij nga posti.

Ministri i Brendshëm i Italisë Marco Minniti vlerësoi punën e deritanishme nga pala shqiptare kundër mbjelljes së kanabisit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

Minniti shprehu konsiderata për bashkëpunimin midis dy policive, por theksoi se ai duhet të thellohet e forcohet më tej, kryesisht në luftën kundër trafiqeve të paligjshme, lëndëve narkotike, qënieve njerëzore si dhe emigracionit të paligjshëm.

Ministri Xhafaj shprehu mirënjohje të thellë ndaj mbështetjes që Qeveria italiane i ka dhënë Shqipërisë nëpërmjet misioneve të saj INTERFORZA, Guardia di Finanza dhe PAMECA, e cila edhe në misionin e saj të 5-të udhëhiqet nga përfaqësues të Policisë italiane.

Ministri i Brendshëm i kërkoi homologut Minniti që Qeveria italiane të luajë një rol mbështetës në prioritetet që ka Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë, jo vetëm sa i përket bashkëpunimit dypalësh, por edhe atij europian.

Lidhur me prioritetet e përbashkëta që u diskutuan në takim, u vendos të krijohej një grup pune i përbashkët i dy ministrive për përgatitjen e disa marrëveshjeve të rëndësishme dypalëshe, si marrëveshje në luftën kundër terrorizmit; marrëveshje në luftën kundër mbjelljes dhe trafikimit të lëndëve narkotike; marrëveshje në fushën e mbrojtjes së dëshmitarëve të drejtësisë; marrëveshje në fushën e turizmit (kryesisht në menaxhimin e përbashkët të kontrollit kufitar), marrëveshje në fushën e migracionit të paligjshëm (kryesisht të fëmijëve të mitur të pashoqëruar), si dhe binjakëzimin e Akademive të Sigurisë.

Ministri Xhafaj gjithashtu gjatë vizitës në Itali zhvilloi një takim me Prokurorin e Drejtorisë Kombëtare të Antimafias, Franco Roberti.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm, u diskutua mbi reformën në drejtësi, si dhe u ra dakord për thellimin e marrëdhënieve të ndërsjellta dypalëshe, kryesisht në drejtim të hetimeve të përbashkëta në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe grupeve të strukturuara kriminale.

Prokurori Roberti shprehu gadishmërinë maksimale për të bashkëpunuar me palën shqiptare në drejtim të luftës së përbashkët në fushën e sigurisë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Fatmir Xhafaj
Pas

”Kundërshtarët e kryetarëve ngelen pa tekst. Veçanërisht pa fjalë janë analistët e gazetarët e palëve”

Para

Propozimi surprizë/ “Një gazetar në krye të financave”, Veliu propozon kolegun për t’i zënë vendin Ahmetajt

Para
Propozimi surprizë/ “Një gazetar në krye të financave”, Veliu propozon kolegun për t’i zënë vendin Ahmetajt

Propozimi surprizë/ "Një gazetar në krye të financave", Veliu propozon kolegun për t'i zënë vendin Ahmetajt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e katërt, sot testi gjeneral në ‘Arenën Kombëtare’! Manaj bashkohet me grupin

“Çdo ditë paqeje është një dhuratë”, Myftiu i Elbasanit përcjell ceremoninë e faljes

Izraeli sulmon Bejrutin jugor në prag të festës fetare

Aksident në urën e re të Kukësit! Përplasen tre automjete, devijohet trafiku

Kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin

Kurban Bajrami, qindra besimtarë falin namazin në Kukës

U përmbys gjatë lëshimit, Koreja e Veriut nxjerr në sipërfaqe shkatërruesin 5 mijë tonësh

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit

Festa e Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë falin namazin në Durrës

Kurban Bajrami në Vlorë, besimtarët mysliman falin namazin, Myftiu Hoxhleku jep mesazh paqeje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.