05:51 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Marrëveshje e heshtur mes çamëve dhe socialistëve në Dibër, drejtori që u bë ‘kurban’

09:00 | 15/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Marrëveshje e heshtur mes çamëve dhe socialistëve në Dibër, drejtori që u bë ‘kurban’

Ish shefi i burimeve njerëzore në Bashkinë e Dibrës ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.

Drini Mataj ka vendosur të largohet nga qyteti verilindor. Mësohet se shkak për këtë është bërë mosmiratimi i propozimeve të tij për reformë në administratën lokale të kësaj njësie vendore.

Mataj nuk u largua pas sherrit masiv që ndodhi në mjediset e godinës së bashkisë, por ashtu siç kishte rënë dakort me zyrtarët lokal kërkoi largimin e punonjësve pa arsim përkatës dhe atyre që kishin performancë të dobët.

Mataj dhe disa zyrtarë të tjerë të bashksië u goditën me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të forta. Madje kryetari i bashkisë Muharem Rama akuzoi si iniciator të dhunën zëvendësin e tij, Ernolt Cani, përfaqësues i PDIU-së. Ky i fundit u arrestua disa orë pas ngjarjes së rëndë dhe aktualisht ndodhet në Burgun e Burrelit.

Dorëheqja e Drini Matajt po kalohet në heshtje nga vendorët e Dibrës. Fillimisht ai i kërkoi kryebashkiakut Rama të firmoste largimin e 18 punnojësve të gjetur me shkelje, shumica antarë dhe mbështetës të PDIU-së. Prej fillimit të shkurtit të këtij viti deri para dy ditësh Mataj ka gjetur parregulsi në dosjet e 90 punonjësve, nga 720 që ka ajo.

Abuzimet e gjetura shefi i personelit ia ka vënë në tryezë kryebashkiakut, madje i ka kërkuar që projekt-vendimet për largimin e tyre nga puna të firmosen nga ana e tij. Kjo nuk ka ndodhur për javë me radhë. Zyrtarë të Bashkisë Dibër pohojnë se Mataj është ndjerë keq që shkresat e tij nuk po firmoseshin nga kryetari i bashkisë, ndaj ka vendosur largimin nga Dibra.

Ai nuk është prononcuar për mediat por mendohet se mes socialistëve dhe çamëve në Dibër ka një “marrëveshje” për ta qetësuar situatën e krijuar muaj më parë dhe pse jo dhe bashkëpunim mes tyre.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: diberdrini matajmataj
Pas

“Ke kaluar parashikimet e mia”, zyrtari i PD-së i shpreh hapur dashurinë bukuroshes së ekranit

Para

I shpallur në kërkim për trafik narkotikësh, arrestohet 36 vjeçari në Durrës

Para
I shpallur në kërkim për trafik narkotikësh, arrestohet 36 vjeçari në Durrës

I shpallur në kërkim për trafik narkotikësh, arrestohet 36 vjeçari në Durrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.