Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë sot në orën 11.00 një takim me partitë e vogla të aleancës opozitare.
Meta do të takojë krerët e partive me kërkesën që këta të fundit bënë ditën e djeshme gjatë zhvillimit të Konferencës për mediat ku prezantuan dhe plaftormën e tyre.
Ideja kryesore e të pesë kryetarëve të partive Dashamir Shehu, Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka është ngritja e një qeverie tranzitore si kusht themelor për pjesmarrjen në zgjedhje dhe organizimin e një tryeze për bashkëbisedim mes Ramës dhe Bashës.(Lexo ketu).
Pasditen e djeshme Basha takoi kreun e LZHK-së, Dashamir Shehin dhe Kreun e PPDNJ—së, Vangjel Dulen, duke nxitur kështu dyshime se lideri i opozites dhe krerët e tjerë kërkojnë të arrijnë një marrëveshje me Ramën dhe të ulen në bisedime duke mundësuar kështu zhvillimin e zgjedhjeve vendore në qershor dhe pjesmarrjen e opozitës.
E njejta situatë ka ndodhur dhe në vitin 2017 ku ka qenë Shpëtin Idrizi dhe partitë e tjera që i dhanë zgjidhje ngërçit politik të asaj kohe ku demokratët po protestonin brenda në çadër dhe nuk pranonin zhvillimin e zgjedhjeve.
Ishte Ilir Meta dhe aso kohe që krijoi tryezën e bashkëbisedimit mes Ramës dhe Bashës ku u mundësua krijimi i një qeverisjeje teknike dhe zhvillimi i zgjedhjeve të Qershorit vetëm një javë pas datës që ishte dekretuar fillimisht.
(J.B/FAXWEB.AL)
Discussion about this post