Ka ca kohë që Bes Kallaku dhe Xhensila shprehjen dhe pyetjen se “Kur do të martoheni?” e kanë mësuar përmendsh.
Xhensila nuk ka dashur ta zbulojë kjo edhe për shkak të natyrës së saj supersticioze, por edhe Besi i njohur për humorin e tij përherë i bënte bisht pyetjes për dasmën.
Gazetarët e lajmeve të showbiz-it, në një speciale për dasmat e këtij viti, kanë zbuluar për “Lart e poshtë” se Xhensila dhe Besi do të martohen në shtator.
Datën, ende nuk e kemi mësuar, por të paktën zbuluam muajin. Edhe pse çifti vazhdon t’i mbajë detajet hermetike, është mësuar se dasma do të jetë shumë e madhe dhe me shumë të ftuar VIP, miq të të dy artistëve. Xhensila, ndërkohë, ka zgjedhur edhe fustanin e nusërisë.
Përveç detajeve të pakta, edhe ceremonia e martesës pretendohet të jetë private dhe larg syrit kureshtar të mediave. Një dasmë vetëm për vete, kështu e duan.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post