Tirana ka arritur të triumfojë në ndeshjen me Partizanin që u luajt mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”. Me rezultatin 1-2, bardheblutë arritën të fitojnë derbin e kryeqytetit pas plot 5 vitesh.
Golin e vetëm për Partizanin e shënoi Jurgen Bardhi, ndërsa për Tiranën shënuan Cobbina dhe Idriz Batha. Të parët që shënuan ishin bardheblutë në minutën e tetë, ndërsa kundërpërgjigja e “morrave” ishte e shpejtë.
Në minutën e dhjetë shënoi Bardhi. Në fund të ndeshjes, lojtarët e Tiranës dhe tifozët nisën të festonin fitoren e munguar prej vitesh.
(M. I./ Faxweb.al)