22:39 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Marrin shkopin magjik, dhe tregojnë zgjidhjen e problemit”, Brataj i përgjigjet Vasillit dhe Allkjas: Bujrum zotërinj, meqë jeni kaq të zotë…

07:53 | 16/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nëse nuk kontrolloni temperaturën përdorin brufen”, mjekët përplasen për mjekimin në shtëpi

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i është përgjigjur ish-ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, pasi ky i fundit e quajti të papranueshme faktin që Brataj iu rekomandonte njerëzve që të vetëmjekoheshin në shtëpitë e tyre.

Ai shkruan se mjekë të cilët i janë dedikuar politikës po përhapin panik, ndërsa thekson se është akoma më absurd fakti kur një politikan me diplomë mjeku që ka tridhjet vjet që nuk ka vizituar më një pacient kërkon të japi leksione dhe këshilla mjekësore.

Ndërkohë që Brataj ka hedhur akuza dhë në drejtim të mjekut Ilir Allkja, që u shkarkua nga Urgjenca, për shkak se denoncoi mungesën e veshjeve dhe masave mbrojtje gjatë kryerjes së punës, për të cilin thotë se ka gënjyer, dhe nuk ka pasur të bëjë me një pacient të prekur me COVID-19.

“Një keqardhje më të madhe shpreh për politikanët e të gjitha ngjyrave që në këtë moment, të cilët marrin shkopin magjik dhe tregojnë se dinë ti zgjidhin problemet e mjekësisë shqiptare, mjafton të ndjekësh këshillat e tyre dhe ky shqetësim kalon menjëher!

Bujrum zotërinj kush është kaq i zoti të zgjidh këtë problem me një këshillë apo shkop magjik, të vijë një orë e më parë! Akoma më e tmerrshme, absurde gjej faktin kur një politikan me diplomë mjeku që ka tridhjet vjet që nuk ka vizituar më një pacient kërkon të japi leksione dhe këshilla mjekësore.

Një mjek që IBUPROFENIN e quan KORTIZON, ose nuk di të interpretojë atë që ka shkruar ministri francez(mjek) po na jep leksione se dikush i ka thënë që një drejtues i urgjencës(Unë) paskam thënë të vetëmjekohen qytetarët! Zotri herë tjetër të mos bëni këtë gabim, dëgjojeni mesazhin te faqja e QKUM-së vetë, është në dispozicion, por po ja u sjell edhe njëher në vëmendje”, shkruan Brataj.

Reagimi:

Të nderuar qytetarë shqiptarë, në këto ditë të vështira për shëndetin tuaj, në këto ditë të vështira për mjëkësinë mbarë botërore, në këto ditë nevoje për bashkëpunim të gjithëanshëm shpreh një indinjatë të thellë, një keqardhje të madhe, për një vlerësim sipërfaqësor nga ana e personelit mjekësor që përhap panik duke thënë se nuk ka uniforma.

Këta mjekë të cilët i janë dedikuar politikës dhe jo mjekësisë e dinë shumë mirë që ka uniforma në dispozicion për çdo rast që do të paraqitet me COVID-19 të konfirmuar. Ti mjek që ke kohë të bësh video pacientit por nuk ke kohë ta ndihmosh atë, ti mjek që lë pacientin që vuan siç duket nga videoja juaj, pse e lë ta shoqërojnë familjarët? Pse e dërgove këtë paciente te urgjenca polivalente e QSUT nëse ishte me koronavirus? Pse ja dërgove politikanëve(mjek) videon dhe kartelën klinike të pacientes? Ishe i pa aftë të vlerësoje pacienten në banesë nëse ishte me koronavirus?

Mendoj se jo, sepse e vlerësuat atë dhe nuk e dërguat te infektivi, pra nuk ishte koronavirus. Atëherë nëse je i aftë, pse mashtron opinionin publik ku thekson se shkove pa uniformë te pacienti me koronavirus kur nuk ishte koronavirus? Te skeda juaj duket qartë se ju keni shkruar, pacienti është shtruar te infektivi gjë e cila nuk është e vërtetë. Pse e keni çuar atë te urgjenca polivalente? Ju deklaruat se jeni në karantinë, juve ju pa e gjithë Shqipëria në videon tuaj të famshme, pse jeni akoma në shërbim atëher? A e dini se qytetarët marrin në telefon dhe thonë, mos na dërgoni mjekun e infektuar?

Një keqardhje më të madhe shpreh për politikanët e të gjitha ngjyrave që në këtë moment, të cilët marrin shkopin magjik dhe tregojnë se dinë ti zgjidhin problemet e mjekësisë shqiptare, mjafton të ndjekësh këshillat e tyre dhe ky shqetësim kalon menjëher! Bujrum zotërinj kush është kaq i zoti të zgjidh këtë problem me një këshillë apo shkop magjik, të vijë një orë e më parë! Akoma më e tmerrshme, absurde gjej faktin kur një politikan me diplomë mjeku që ka tridhjet vjet që nuk ka vizituar më një pacient kërkon të japi leksione dhe këshilla mjekësore. Një mjek që IBUPROFENIN e quan KORTIZON, ose nuk di të interpretojë atë që ka shkruar ministri francez(mjek) po na jep leksione se dikush i ka thënë që një drejtues i urgjencës(Unë) paskam thënë të vetëmjekohen qytetarët! Zotri herë tjetër të mos bëni këtë gabim , dëgjojeni mesazhin te faqja e QKUM-së vetë, është në dispozicion, por po ja u sjell edhe njëher në vëmendje.

Drejtuesi ka thënë:

Paracetamol 500- 1000 mg në bazë të peshës dhe nësë temperatura nuk kontrollohet për dy ditë të përdoret Ibrufeni 400-600 mg deri në tre ditë çdo 8-12 orë pas ngrënies, duke u këshilluar me mjekun e familjes dhe pediatrin për fëmijët. Ibrufenin asnjë shtet nuk e ka hequr nga protokollet dhe dy raste të publikuara në gazeta nuk janë studime shkencore të provuara.

Është e tmerrshme që qytetari dixhital të mbajë tetë minuta në telefon të zënë një linjë telefonike dhe të mbajë peng një mjek, sepse duhet të ketë një tampon në banesë. Qëllimi i vetëm i telefonatës ishte për të thënë se kjo nuk është urgjenca, duke harruar se gjendemi në kushtet e një pandemie botërore, në kushtet e një numri shumë të lartë thirrjesh për ndihmë mjekësore!

Ti mjek politikan që publikon kartelën e pacientit dhe videon që të solli mjeku i mësipërm, a e di që me numrin unik të skedës lehtësisht e identifikueshme? Pse e publikoni në faqen tuaj për përfitime personale? A e di se ke shkelur etikën dhe deontologjinë si mjek? A e dini se çfarë janë të dhënat sensitive që ju publikoni? 

Kjo nuk është politikë, ky është një sulm ndaj shëndetit tuaj të nderuar qytetarë shqiptarë, ky është një tjetër KORONAVIRUS kundër jush. Më vjen turp për këta njerëz të ngushtë, që shikojnë interesin personal në këtë moment të vështirë dhe kërkojnë të përfitojnë nga situata e krijuar.

Ktheni çdo përgjigje, kthejeni atë si të doni, shkoni deri te kushëriri im i 14, analizoni që nga 17 shkurti i 1963 kur kam lindur, nuk më intereson se çfarë do të shkruani, nuk kam kohë tju përgjigjem më juve por qytetarëve shqiptarë.

Zotërinj nuk kam kohë tju përgjigjem shpifjeje që po bëni në drejtim të këtij shërbimi të domosdoshëm, jetik por po ju sqaroj një gjë shumë të rëndësishme

NDOSHTA NUK E KENI KUPTUAR AKOMA: 
Kemi deklaruar gjithmonë që për një orë nuk mund të shkoni asgjëkundi veç në duart e urgjencës, nga SOT JU KUROJNË PËR DY JAVË VETËM MJEKËT SHQIPËTARË!!!

Dr. Skender Brataj

Etiketa: petrit vasilivasili brataj
Pas

Specialisti i sëmundjeve infektive në SHBA: Nëse shumë persona sëmuren njëkohësisht, s’ka sistem në botë të përballojë fluksin

Para

Media angleze citon dokumentin sekret, deri kur do të zgjasë pandemia e COVID-19: Preken rreth 80% e popullsisë!

Para
Media angleze citon dokumentin sekret, deri kur do të zgjasë pandemia e COVID-19: Preken rreth 80% e popullsisë!

Media angleze citon dokumentin sekret, deri kur do të zgjasë pandemia e COVID-19: Preken rreth 80% e popullsisë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.