Mania për të marrë sa më tepër proteina për të ndërtuar muskuj të fuqishëm gjatë ushtrimeve në palestra mund të jetë vdekjeprurëse. Raste të tilla janë regjistruar sivjet në Britani të Madhe, gjë e cila ka shtyrë ekspertët e medicinës të paralajmërojnë për rrezikun që sjell përdorimi i proteinave.
Daniel Fenton nga Klinika e Mjekëve në Londër thotë se mbidoza është vdekjeprurëse.
“Trupi është makinë fenomenale që përdor vetëm atë që kërkon dhe është shumë i mirë në heqjen e produkteve të tepruara, dhe kjo është arsyeja pse dietat me proteina të larta janë të drejta, por jo krejtësisht të padëmshme”, ka thënë ai.
“Por, marrja e shumë proteinave mund të jetë e rrezikshme dhe çdo gjë që tejkalohet mund të çojë në pasoja të rënda, madje edhe konsumi i ujit të tepërt mund të shkaktojë probleme në tru”, shton Fenton.
Eksperti i medicinës zbulon se marrja në sasi të larta të proteinave mund të çojë deri te paraqitja e gurëve në veshka ose cermë, e cila është një nga llojet më të zakonshme të artritit që mund të shkaktojë dhembje të tmerrshme.
Ai thotë se rekomandohet marrja e 0.8 gramë proteinash për kilogram të trupit.
(M.Q/Faxweb)