Për krimin e trefishtë që tronditi Korçën vetëm një javë më parë ku 44-vjecari mbyti fëmjët me tel dhe më pas veten ka reaguar publikisht nëna e fëmjeve, Marsela Toshi. Në emisonin “Me Zemër të Hapur” , ajo është shprehur se nuk kishte zgjidhje tjetër, ishte e detyruar të punonte.
“Çfarë të flas unë , unë kam humbur dy fëmijët e mi. Këta se kuptojnë të humbasësh të dy fëmijë dhe të mos përkrahin. Si del ajo nëna aty, që unë ju luta të më dërgonte 50 euro dhe nuk më dërgoi, skisha miell të haja. I thashë të më merrte në Itali të punoja nuk më morri”, u shpreh Marsela.
Më pas ajo shtoi se natën që ndodhi krimi ka qenë në një makinë me një familje me 4 pjestarë duke ikur për në Selanik. “Si ta merrja unë burrin kur më rrihte 24 orë. Unë kma fjetur me fëmijet jashtë në Korcë. Mua me fëmijët më nxirrte nga shtëpia. Vija punoja gjithë natëm dhe vija në mëngjes në shtëpi dhe haja dru. Nga interneti e mësova fillimisht që kishte vdekur burrin, më pas për fëmijët. Më ndaloi në doganë polica”, u shpreh ajo. Sipas Marselës burri e ka dhunuar prej kohësh.
“Unë kam bërë deklaratë në polici që më rrihte burri. Edhe në polici ka një denincim të tillë. Kush i di hallet e mija. Unë i jam lutur burrit të më jap fëmijët, të më jap deklaratën që unë të lejohesha ti merrja fëmijët me vete. Ai nuk punonte. Më thoshte burri ik puno se skemi për të ngrënë, ca të bëja e vetmja gje që të bëja ishte kjo”, tha ajo.
Ajo ka rrëfyer edhe herën e fundit në të cilën ka pasur mundësi të takoj fëmijët.
”Pata vetëm gjys ore sa i përqafova, i putha, Naimi nuk donte të më linte,më mbyllte derën, pastaj u detyrova mora plaçkat dhe ika.Kam qenë vetëm, kam ikur në këmb. Nuk kam qenë me njeri si thonë njerëzit”, ka thënë ajo. Edhe pse ka pasur disa deklarime kontradiktore në lidhje me orën e saktë kur ka hyrë dhe dalë nga Shqipëria.
”Nuk ka pasur grindje mes nesh, thjesht më ngriti zërin, i kam kërkuar të dy fëmijët, po të voglin nuk ma la ta takoja, më tha që e kam timin. I jam lutur të më japë fëmijët.Unë punoja gjithë natën, flija në mbërdhe. Kam punuar kamariere natën, po pastaj më hoqën nga puna. Babai im nuk donte që unë të shkoja në varrim, këtë më tha policia. Kush është ajo nënë që do të vriste fëmijët? Kush janë këta njerëz që i thonë këto. Ne skemi patur bukë të hamë. Lekët që merrte i bënte cigare. E dinë njerëzit se ku pikon shpija jote. Flasin kot, a janë me këmbë në tokë këta fëmijë. U kthyem nga Greqia, nuk kishim punë. Vetëm 20 euro kishim pasi u kthyem. Kisha 6 ditë që isha larguar. Sepse më kërkoi me lekë në Korcë, unë dilja dy orë në punë dhe nëse nuk dilja më rrihte. Haja miell të skuqur””, ka vazhduar ajo rrëfimin.
Ndërsa nëna e saj dyshon për krimin dhe thotë se mund ta ketë kryer edhe vajza e saj. Nëna e Marselës jeton në Itali prej 8 vjetësh. Është divorcuar nga babi i Marselës, që kur kjo e fundit ishte 5 vjeçe.
“ Unë e mora vesh me anë të kunatit tim, isha duke punuar, duke pastruar dhe më ra telefoni. Në fillim ai më tha se more vesh gjë andej nga Shqipëria? More vesh gjë nga Naumi. Naumi ka vrarë veten. Bërtitia: O i shkreti, o i shkreti. Por ai më tha më pas se ka vrarë edhe dy fëmijët. Nuk pyeta më, nuk dija ça të bëja më. U trondita”, ka thënë nëna e saj.