09:07 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Marshimi” i koronavirusit në gjithë botën, shkon në 79 numri i viktimave në Itali

08:28 | 04/03/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koronavirusi: Një shqiptare e prekur, e konfirmon e ëma: Ime bijë është e prekur

Koronavirusi vijon të përhapet në të gjithë botën ndërsa situata mbetet kritike veçanërisht në Itali, ku raportohet se numri i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 79 dhe i atyre  që janë mbartës e ka kaluar shifrën 2000.

Mediat italiane raportojnë se vetëm vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë regjistruar mbi 27 viktima.

Në mediat botërore u përhap lajmi se nga COVID-19 mund të ishte infektuar edhe Papa Françesku ishte e madhe, por pas testimeve, Ati i Shenjtë rezultoi negativ me virusin. Shqetësimi u ngrit pasi Papa Françesku anuloi një takim të rëndësishëm në papat pasi ishte ftohur. Ai anuloi edhe takimet me njerëzit javën e kaluar. Sipas autoriteteve shëndetësore në vend, deri më tani janë shëruar 149 persona.

28 shkolla kanë ndërprerë procesin mësimor nga frika e koronavirusit në Greqi ndërsa vendimi është dhënë nga Ministria e Arsimit dhe përkatësisht shkollat ndodhen në qytetet e mëdha si Athinë dhe Selanik. Sipas autoriteteve janë pezulluar edhe të gjitha udhëtimet shkollore të organizuara jashtë vendit, të paktën deri në 13 Mars. Deri tani Greqia ka konfirmuar 7 persona të infektuar me virusin vdekjeprurës, ndërsa nuk raportohet për viktima.

Sipas autoriteteve janë pezulluar edhe të gjitha udhëtimet shkollore të organizuara jashtë vendit, të paktën deri në 13 Mars. Deri tani Greqia ka konfirmuar 7 persona të infektuar me virusin vdekjeprurës, ndërsa nuk raportohet për viktima.

Edhe në SHBA shifrat janë mjaft shqetësuese ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 6 dhe i personave të prekur raportohet të ketë shkuar mbi 100. Si masë parandaluese të përhapjes së virusit, disa universitete kanë anuluar programet për studime në vendet e huaja, kurse studentët janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi.

Në Australi është konfirmuar viktima e 6 dhe sipas raportimeve, 4 prej viktimave ishin të moshës 70-80 vjeç të cilët vuanin më herët nga sëmundje kronike. Kompania e rrjetit social Tëitter i ka kërkuar punonjësve të tij të punojnë nga shtëpia duke arguamentuar se është e detyrueshme që personeli në Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut të mos frekuentojnë ambientet e kompanisë si masë parandaluese ndaj virusit.

Por cilat janë shifrat zyrtare dhe gjeografisë së përhapjes?

Virusi është përhapur në 73 vende deri tani. Në Kinë 90,428 persona janë konfirmuar deri tani të infektuar, ndërsa 3121 të tjerë kanë humbur jetën. Pas Kinës, edhe Koreja e Jugut ka numër të lartë viktimash me gati 28 persona e ndjekur më pas nga Irani dhe Italia. Ekspertët e ekonomisë përllogarisin 5 triliardë dollarë humbje në tregjet globale për shkak të koronavirusit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

VIDEO/ “Mos u lodhni kot me konspiracione!”, Ilir Meta zbulon turin e tij nëpër sheshet e Shqipërisë

Para

Richard Grenell dorëhiqet nga posti i rëndësishëm, reagon Trump

Para
Richard Grenell dorëhiqet nga posti i rëndësishëm, reagon Trump

Richard Grenell dorëhiqet nga posti i rëndësishëm, reagon Trump

Discussion about this post

 



Të Fundit

LIVE- Rama në ‘Sy m’Sy’: Lajme të mira nga fronti i negociatave, marrim së shpejti lajmin e hapjes së një tjetër grupkapitulli! Kemi nisur punën për samitin e NATO-s

Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja se si do funksionojë

“Mjaft më!” Ish-kryeministri i Izraelit: Trump të ushtrojë presion mbi Netanyahun

E rëndë në Greqi, foshnja 5 muajshe ndërron jetë! Prindërit shqiptarë e lanë në makinë dhe shkuan në plazh, një nga pistat e hetimit

Rama me ndjekësit: Kemi nisur punën për Samitin e NATO-s

SPAK thërret Sali Berishën, është kallëzuar nga Irena Gjoka

“Jemi në diskutim për të sjellë The Globe Soccer Awards në Shqipëri”- Rama jep lajmin: Do jetë fantastike që çmimin e futbollistit të vitit Lamine Yaman t’ia japim në Tiranë

Trazirat në Irlandë: Policia sulmohet me raketa gjatë protestave

Stuhi shkarkimesh në SHBA, Kennedy përjashton të gjithë komitetin e vaksinave të CDC-së

SOT, ORA 20:45/ Me mbrojtje të re dhe balotazh në sulm, ja si pritet të luajë Shqipëria kundër Letonisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.