Për herë të parë në historinë e Europës, nëse e zhvillojmë bëjmë siç duhet procesin e zgjerimit, mund të arrijmë një bashkimin e Europes tonë – dhe një Europë nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor.
Dua të jem shumë e qartë: sot ekziston një konsensus i qartë në favor të zgjerimit. Kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu në të kaluarën, por dritarja e kësaj mundësie nuk do të qëndrojë aty përgjithmonë.
Jemi dëshmitarë të një progresi të dukshëm. Shqipëria, i nderuar Kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grupkapituj gjatë gjashtë muajve të fundit. Ju falënderoj për rolin dhe kontributin tuaj në suksesin e këtij procesi të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, mund të arrijmë të hapim të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti. Dhe, siç ju thashë edhe dje, mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grupkapitullit të fundit në vjeshtë.