Ditën e djeshme një minator ka ndërruar jetë u rrézua në galerinë ku punonte, ndërkohë bëhet me dije se ka rënë në pránga brigadieri shtetasi I.K., 40-vjeç banues në Bulqizë.
Sipas pólicisë, 40-vjeçarin nuk e ka kryer si duhet punën e tij në lidhje me masat që kanë të bëjnë me sigurinë në punë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krímit në Komisariatin e Pólicisë Bulqizë, u bë arréstimi në flagrancë i shtetasit I.K ., 40 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke mos kryer siç duhet detyrën e tij si brigadier e duke mos marrë masa në katet mes galerive ku kryheshin punimet në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, është rrézuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B.Xh. , 56 vjeç, banues në Bulqizë ( vagonist). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë. ”, thuhet në njoftimin e pólicisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post