Të shumta kanë qenë dasmat dhe divorcet që shoqëruan këtë verë që po lëmë pas.
Në fillim ka qenë ndarja e këngëtares së njohur Jonida Maliqi nga bashkëshorti i saj Gent Prizreni.
“Kur nuk ka asgjë për të thënë, ngrini kokën lart, buzëqeshni dhe largohuni”,shkruante këngëtarja pasi lajmit nga ndarja.
Shume zhurmë shkaktoi dhe ndarja e balerinës së njohur Klaudia Pepa, nga koreografi Albi Nako.
Në fillim kanë qenë portalet ato që shkruanin për ndarjen e çiftit. Ndërsa më pas kanë qenë vetë ata të cilët kanë konfrmuar ndarjen.
“Kjo ndoshta edhe për shkak të distancës dhe ndryshimeve që ka pësuar jeta e Klaudias”, ka qenë reagimi i Albit pas ndarjes nga balerina.
Pas këtyre divorceve tepër të bujshme, atmosfera ka ndryshuar me dy dasma, njëra “Dasma e vitit” dhe tjera “Dasma e përallave”.
Këngëtarja e njohur, Orinda Huta dhe moderatori, Turjan Hyska kurorëzuan dashurinë e tyre shumë vjeçare më 27 korrik.
Ceremonia e dasmës që zgjati deri në të gdhirë të së premtes u organizua në natyrë.
Një tjetër dyshe i dha fund beqarisë së tyre pak ditë më parë.
Këngëtarja, Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit, Bes Kallaku, kororëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni përrallore në Pallatin e Brigadave.
Ndërkohë kurorëzime të tjera priten këtë fillim vjeshte siç është ai i moderatores, Marina Vjollca dhe reperit nga Kosova, Getoar Selimi.
(S.SH/Shuplaka)