I ftuar në studion e lajmeve të Fax News, aktivisti dhe anëtari i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit teksa ka folur për çështjen e shembjes së godinës së Teatrit opor edhe mosbindjet ndaj masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Gjonaj tha se në fillim të pandemisë, janë zbatuar të gjitha masat, por me vijimin dhe forcimin e tyre duke bërë edhe abuzime dhe shkelje të parimit të lirive, nxiti revoltat dhe protestat.
“Ne nuk kemi kundërshtuar masat që u morën në fillim të pandemisë kur e shihnim që kishte një sëmundje, dhe deri diku i kemi zbatuar ato përgjatë marsit. Pjesa që na lidhte shumë me Italinë ishte goxha e prekur dhe shifrat që vinin ishin të larta dhe shqetësuese. Me kalimin e kohës u pa që këtu nuk kishte ato përmasa si në vende të tjera të BE dhe kishte një kurbë që jnuk ngrihej asnjëherë. Dimë se si janë marrë vendimet, ne kemi një kundërshti për mënyrën se si janë marrë. Vërtetë flitet për një komision, apo Komitet, por në fakt ishte vetëm dalja e kryeministrit duke shpërndarë panik dhe të ‘informonte’ popullatën që është detyrë e ekspertëve dhe jo e kryeministrit.
Nuk pamë të dilnin në unison ekspertët dhe me kalimin e kohës masat vetëm shtoheshin dhe bëheshin tejet kufizuese për lirinë e qytetarëve. Në momentin që shifrat ishin në rënie, masat duhet të liroheshin, dhe kemi protestuar për këtë, aktivistë janë arrestuar. Protestuam jo vetëm ndaj masava por edhe mënyrës së marrjes së vendimeve. Kur qytetarët filluan ta dalin e bizneset u hapën, një nga këta ishin edhe bizneset e shërbimeve, dhe javën e parë çuditërisht, nëse të hënën filloi, të premten në orën 10 të darkës kryeministri paska bërë një status që thoshte fundjava mbyllet.
U gjendem në një bar tek Pazari i Ri. Ishim në një ambient social kur vjen punonjësi i policisë, na tha ngrihuni se nuk lejohet, kërkuam aktin normativ apo edhe urdhërin që mund të ishte online. Njëri nga efektivët nuk kishte as mjet identifikimi, natyrisht nuk kishte çfarë të tregonte”.
Gjonaj komentoi edhe shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar ku tha se ishte një akt terrorist dhe i paligjshëm. Ai foli edhe për marrëveshjen mes kreut të PD-së dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit duke sqaruar edhe arsyet pse u mor një vendim i tillë.
“Mënyra se si kanë ardhur, arrestuar dhe marrë me forcë dhjetra qytetar dhe shembjen e teatrit, është një akt terrorist. E para është e jashtëligjshme vendimmarja, kalimi i pronësisë është po ashtu i paligjshëm, një bashki nuk mund të vërë dorë në një pronë kombëtare, që ju përket edeh atyre që nuk jetojnë në Shqipëri. Janë me fat ata aktivistë që kanë dalë nga rrënojat gjallë.
Ka qenë dhe mbetet një organizim horizontal pa strukturë dhe hirarki. Ne e pamë të nevojshme me një dakortësi mes të gjithëve të ftonim dhe të bënin detyrën e tyre qytetare dhe kushtetuese edhe forcat politike. Ftesës tonë i është përgjigjur edhe Basha, dhe në një moment të caktuar kur ishte gati për të kaluar një ligj, vajti deri në Bruksel, qeveria bëri një rishkrim të ligjit special. Kemi pasur debate në lidhje me përfshirjen e opozitës, por e pamë si mundësi oportune q ë jo vetëm Teatrit të mos shembej, por edhe në reformën zgjedhore, në ndryshimet e ligjeve elektorale por edhe ato kushtetuese”, tha Gjonaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)