10:24 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Martin Shkreli shpëton nga 5 akuza, ç’ndodhi në Gjyqin e shqiptarit më të urryer

12:13 | 05/08/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Martin Shkreli shpëton nga 5 akuza, ç’ndodhi në Gjyqin e shqiptarit më të urryer

Martin Shkreli është shpallur fajtor për 3 akuza për mashtrim me fondet, ndërkohë 5 akuza të tjera janë rrëzuar në një gjykim që kishte në shënjestër menaxhimin e dy fondeve të besimit nga ana e tij.

34-vjeçari Shkreli u bë i njohur si njeriu më i urryer në Amerikë në vitin 2015, kur kompania e tij rriti me 5.000 për qind çmimin e një ilaçi që përdorej nga pacientët me AIDS.

Në përfundim të gjykimit, Shkreli dhe avokati i tij e konsideruan vendimin e jurisë një fitore.

“Kjo ishte një gjueti shtrigash e përmasave epike. Ndoshta ata gjetën një apo dy degë ku të kapen, por në fund të fundit, ne u çliruam nga akuzat më të rënda të çështjes dhe unë jam i kënaqur që ju informoj për këtë”, tha Martin Shkreli, ish-drejtues i “Turing Farmaceutical”.

“Ishte një proces i vështirë, kryesisht për shkak të ndjenjave anti-Shkrel. E pavarësisht kësaj, juria e çliroi atë nga 5 prej 8 akuzave. Nuk jemi 100 për qind të kënaqur, por 90 për qind”, tha Benjamin Brafman, avokat i Martin Shkrelit.

Prokurorët argumentuan se Shkreli kishte mashtruar investitorët dhe kishte gënjyer për performancën e fondeve. Më pas kishte vjedhur më shumë se 11 milionë dollarë nga një tjetër kompani, që vet e kishte themeluar, “Retrofin”, për të ripaguar investitorët.

Shkreli kishte thënë gënjeshtra mbi gënjeshtra, përfshirë pretendimin se ai kishte 40 milionë dollarë në një prej fondeve të tij, në një kohë kur kishte vetëm 300 dollarë në bankë. Rasti ishte delikat për prokurorët, sepse investitorët, disa financierë të pasur nga Teksasi, thanë në proces se skema e Shkrelit i kishte bërë të pasur në disa raste, duke ua dyfishuar apo edhe trefishuar paratë.

Kjo bëri që avokatët mbrojtës të deklaronin se askush nuk kishte humbur asgjë, pasi disa nga investitorët kishin pranuar se bashkëpunimi me Shkrelin kishte qenë investimi më i madh që kishin bërë ndonjëherë.

Vet Shkreli nuk dëshmoi në gjyqin e tij, ndërkohë që ishte shumë i pranishëm në mediet sociale dhe para gazetarëve, gjë që bëri që gjykatësi t’i vendoste kufizime. Shkreli u bë i njohur në vitin 2015, kur “Turing” bleu të drejtat për të shitur “Daraprim”-in, një ilaç që daton që nga viti 1953 për trajtimin e një infeksioni të shkaktuar nga parazitët, dhe e shiti atë me 750 dollarë një pilulë, duke e shumëfishuar çmimin me 5.000 për qind.

Etiketa: akuzat per mashtrimgjyqimartin shkrelishqiptari me i urryer
Pas

Shfajësohet Veliaj për ndërhyrjen te ”Zogu i Zi”: S’mund të ishte hyrja e Tiranës në atë gjendje, projekti ndryshon sipas stinëve

Para

Jo një por tre dasma, Xhensila tregon detajet e fundit. Ka dhe një përgjigje intriguese se kë mbiemër do mbajë

Para
Jo një por tre dasma, Xhensila tregon detajet e fundit. Ka dhe një përgjigje intriguese se kë mbiemër do mbajë

Jo një por tre dasma, Xhensila tregon detajet e fundit. Ka dhe një përgjigje intriguese se kë mbiemër do mbajë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjedhjet e 11 Majit, Aulon Kalaja padi në SPAK: Të sekuestrohen kutitë! Numëruesit bashkëpunuan me kandidatët dhe u kaluan votat! Janë grup i strukturuar kriminal

Kryenin shërbime dentare duke përdorur preparate të skaduara, arrestohen administratori i klinikës dentare dhe stomatologu

Tiranë/ Nuk ‘kapërdinë’ dot ndarjet dhe përndoqën ish të dashurat në rrjetet sociale, në pranga 2 të kërkuar!

Temperatura ekstreme dhe rreziqe për zjarre/ Sot mbledhje urgjente e Komitetit të Mbrojtjes Civile, ja çfarë u vendos

Përplasja e avionit në shkollë në Bangladesh me të paktën 27 viktima, studenti: Pashë shokun të më vdiste para sysh!

Në Kosovë kërkohen për masakrën në Mejë, në Serbi janë figura publike edhe pse me fletë-arrest ndërkombëtar

Forcat RENEA “zbresin” sërish në Sarandë, kontrolle intensive gjatë natës

Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025

Aksident i rëndë në Shkodër: Mjeti del nga rruga dhe përplaset me një biznes, katër të lënduar

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak: Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.