09:40 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Martini 14-vjeçar akuzon”, Erisa Xhixho në parlament: Sot duhet të na mbulojë turpi, i mituri u vra nga shkolla që nuk edukon

13:06 | 19/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Martini 14-vjeçar akuzon”, Erisa Xhixho në parlament: Sot duhet të na mbulojë turpi, i mituri u vra nga shkolla që nuk edukon

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, në fjalën e saj në parlament, foli për vrasjen e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Xhixho shprehet se deputetët në parlament sot duhet të kenë turp. Ajo shton se i mituri u vra nga shkolla që nuk edukon. “Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra dje nga thika e bashkëmoshatarit të tij, sot janë në zi.

Kobi e ka mbuluar shtëpinë e tyre, e ne të gjithëve në fakt duhet të na mbulojë turpi.

Mirëpo ne nuk kemi turp.

Sepse po të kishim sado pak turp nuk do të ishim këtu në këtë sallë turpi, por do të ishim e duhej të ishim në fakt atje në atë anë të rrugës pranë shkollës “Fan Noli” ku 14-vjeçarët në vend të librave, kishin në duar thika dhe vranë Martinin e vogël e thanë shpirtin e prindërve të tij.

Ne nuk kemi turp, sepse ne jemi deputetë e ministra. Jemi këtu për të folur dhe jo për të ndjerë.

Pothuaj të gjithë jemi prindër. Mendoni për një moment si prindër dhe se çfarë do të bënte secili prej nesh, nëse ajo që ju ngjau prindërve të Martin Canit do të na kishte ngjarë neve?!

Mirëpo fatkeqët në këtë rast nuk jemi ne, janë prindërit e Martinit të gjorë, të cilin nuk e vrau vetëm thika e bashkëmoshatarit të vet. Atë e kemi vrarë të gjithë ne.

E kemi vrarë me sistemin që kemi ngritur dhe me statistikat pas të cilave fshihemi e me të cilat mburremi. E kemi vrarë me shkollën që nuk mëson dhe që nuk edukon. E kemi vrarë me modelet që ofrojmë e me të cilat mburremi.

Komuniteti, policimi, perimetri i sigurisë, marrëveshje mes ministrave, siguria në shkolla, siguria në rrugë, rendi publik e plot fraza e sllogane si këto sot janë të pavlera. Ne flasim për projekt buxhetin. Ndërsa 14-vjeçari Martin Cani akuzon.

Ai sot na ka bërë të gjithëve të pavlerë. Unë më parë se të jem deputete a politikane, jam nënë. Dhe si nënë nuk kam fuqi të flas. Ju nëse keni fuqi vazhdoni e flisni për arritjet tuaja, vazhdoni e flisni për projekt buxhetin.

Për prindërit e Martin Canit sot është ditë zie. Për ne është ditë turpi.

Ju vazhdoni e flisni për projekt buxhetin.

Martini 14-vjeçar akuzon!”, shkruan Xhixho.

Pas

Kërkoi shfuqizimin e masës së sigurisë, shtyhet seanca në Kushtetuese për Berishën

Para

Britania e Madhe njofton ndihmën ushtarake për Ukrainën me vlerë 7,5 milionë paund

Para
Britania e Madhe njofton ndihmën ushtarake për Ukrainën me vlerë 7,5 milionë paund

Britania e Madhe njofton ndihmën ushtarake për Ukrainën me vlerë 7,5 milionë paund

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama pret kreun e NATO-s Mark Rutte: Diskutuam sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin aktiv në aleancën ushtarake

Detaje nga ngjarja në Liqenin e Thatë/ 38-vjeçarja ishte e ulur në vendin e pasagjerit, ishte vetëm në makinë dhe…

Vuçiç dhe Osmani bashkë në darkën e Von der leyen në Tiranë

Vetëvritet me pistoletë brenda në makinë një grua te Liqeni i Thatë

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.