Kledi Kadiu është një nga balerinët më të talentuar si në shqipëri dhe jashtë vendit. Ai tashmë njihet për lidhjen shumëvjeçare me francezen Charlotte Lazzari.
Lidhja e tyre tashmë është konsoliduar prej shumë vitesh, ku kanë dhe një vajzë të quajtur Lea.
Çifti me sa duket kanë vendosur të kurorëzojnë marrëdhënjen e tyre me një super ceremoni. Burime për “Vox albanie” tregojnë se dasma do të zhvillohet me 18 qershor në periferi të Romës buzë liqenit të Braçianos.
Në ceremoninë e tyre pritet të marrin pjesë shumë figura publike si Maria De Filippi, Ermal Meta, Klaudia Pepa dhe shumë të tjerë që ende sjanë bërë publike emrat. Mbetet për tu parë se sa madhështore do të jetë ceremonia e tyre.
(M.C/FAXWEB.AL)
Discussion about this post