Gazetarja dhe moderatorja Fiori Dardha do të kurorëzojë së afërmi bashkëjetesën me partnerin e saj Donard Hasani, regjisorin me të cilin ka edhe një djalë, Abelin.
Ajo shpeshherë është shprehur me shaka me termin “bashkëjetuesi” për bashkëshortin për shkak të mungesës së dasmës, por së fundmi duket se ky term nuk do të përdoret më nga ajo.
Moderatorja ka vendosur që me rritjen e djalit të realizojë edhe ëndrrën që kanë shumë vajza, të veshë fustanin e bardhë. Ajo ka zbuluar për “Blitz.al” se më 9 mars djali i saj mbush 5 vjeç dhe për të pasur dy gëzime pranë njëra-tjetrës, ka vendosur që fustanin e nusërisë ta veshë më 11 mars, meqë i bie edhe ditë e shtunë. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”903″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Hey very interesting blog!