Enis Bytyqi është një nga këngëtarët më të pashëm shqiptarë dhe shumë i preferuar nga femrat. Megjithëse për jetën e tij sentimentale ai nuk ka bërë të ditur shumë informacione. Por këngëtari mesa duket paska qenë shumë i dashuruar, dashuri të cilën e ktheu dhe në martesë.
Siç njoftojnë mediat kosovare Enisi i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij Rina. Çifti kanë bërë një ceremoni private ditën e djeshme dhe kanë arritur të sigurohen vetëm pak foto.
Ata janë të dy shumë elegantë dhe simpatikë. Rina shohim që ka veshur një fustan ngjyrë qumështi, deri te gjuri me një xhaketë të bardhë dhe këpucë me taka të holla.
(M.Q/Faxweb)