04:28 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Masa drastike për mbrëmjen e ndërrimit të viteve, Europa dhe SHBA-ja blindohen si kurrë më parë

22:24 | 30/12/2016
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Masa drastike për mbrëmjen e ndërrimit të viteve, Europa dhe SHBA-ja blindohen si kurrë më parë

Gjatë festave, tubimet e turmave të mëdha kërkojnë gjithmonë siguri shtesë, por ama për këtë Vit të Ri në kryeqytetet europiane dhe në SHBA masat do të jenë drastike.

Pas sulmeve të ndryshme në Gjermani, Francë, Britani, Norvegji, Belgjikë, Danimarkë dhe Turqi gjatë këtij viti, si kurrë më parë agjentët e policisë janë vënë në lëvizje, raporton CNN.

Pas masakrës në Berlin, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën rreth 50 të tjerë, gjatë këtyre ditëve do të jenë në krye të detyrës më shumë se 4600 oficerë policie. Gati më shumë se dyfishi i forcave gjatë Vitit të kaluar, dhe kjo vetëm në kryeqytetin e Gjermanisë.

Edhe Britania i ka forcuar masat e sigurisë më shumë se kurrë, pasi rreth 3 mijë agjentë policie do të jenë në shërbim në metronë e Londrës.

Edhe Italia do të jetë e blinduar nga forcat policore pasi më shumë se 1000 oficerë me uiformë por edhe me rroba si civilë do të jenë në gadishmëri, madje mësohet se në Romë do të vendosen edhe disa snajpera në zonat kryesore të qytetit. Teknologjia do të jetë gjithashtu një ndihmë për forcat e sigurisë, pasi në disa qytete si Firenze e Bolonja do të përdoren edhe dronë, për survejimin e shesheve.

Franca nuk habit me masat e saj pasi që pas sulmeve terroriste të nëntorit 2015 ka qenë në gjendje emergjence. Vetëm në Paris janë mobilizuar më shumë se 10300 policë, xhandarë, ushtarë dhe zjarrfikës për të mbrojtur qytetarët në natën e ndërrimit të viteve.

Edhe Nju Jorku nuk bën përjashtim, pasi rreth 65 kamionë të blinduar do të jenë në shërbim për herë të parë rreth zonës së Times Square.

Sipas Kreut të departamentit të policisë, Carlos Gomez, automjetet do vendosen vetëm në zona strategjike, dhe plot 7000 oficerë do jenë në gadishmëri për gjithçka. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: europemasatshbasiguriVITI I RI
Pas

Qytetarët apel Bashkisë së Tiranës: Na mbytën plehrat, në “Ish-Bllok” dy ditë pa u hequr

Para

Ka edhe kështu, qeni kryen marrëdhënie me pulën, habitet fermeri (VIDEO)

Para
Ka edhe kështu, qeni kryen marrëdhënie me pulën, habitet fermeri (VIDEO)

Ka edhe kështu, qeni kryen marrëdhënie me pulën, habitet fermeri (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.