Burime bëjnë me dije se nesër në orën 08:30 gjykata e Tiranës Tiranës do të japë masën e sigurisë për Ervin Matën, i cili u vetëdorëzua mbrëmjen e kaluar në polici pasi prej tetorit të kaluar ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të ndodhur n ëish-bllok.
Mata akuzohet për “vrasje në rrethana të cilësuara të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” si dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Kujtojmë se për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 4 tetor 2018 në zonën e ish-bllokut, janë shpallur në kërkim edhe Merviol Bili dhe Fabio Alushi.
Nga ngjarja cila tronditi kryeqytenin përpara disa muajsh, mbeti i vdekur Rigers Gaxha dhe u plagosën Ervis Martini dhe Redi Popesku.
Discussion about this post